
Edhe pse Gjykata Kushtetuese ka dalë jashtë funksionimit kryeministri Rama ka vendour të pyesë këtë gjykatë mbi të drekjtësin e Presidentit të Republikës në dekretimin një anëtari të kabinetit qeveritar. Refuzimi i Metës për të dekretuar Sandër Lleshin si ministër të Brendshëm shkaktoi një përplasje të fortë mes dy institucioneve.
Kërkesa për interpretimin e Kushtetutës u paralajmërua pak ditë më parë edhe nga vetë Edi Rama, i cili vlerësoi se është e nevojshme që të shmangen precedentët me presidentët e tjerë, pasi, siç është shprehur ai, me Ilir Metën është i bindur se do të kuptohen. Në kërkesën drejtuar Gjykatës mazhoranca pyet: A ka të drejtë presidenti të refuzojë dekretimin e një ministri?
Por aktualisht, Gjykata Kushtetuese ka në përbërje të saj vetëm dy anëtarë. Por me dy anëtarë, praktikisht Gjykata Kushtetuese është jashtë loje. Kësisoj, kërkesa e socialistëve pritet të merret në shqyrtim vitin tjetër, kur pritet që të bëhet edhe emërimi i anëtarëve për vendet vakante që janë krijuar nga procesi i vetingut.