
Ndërkohë që studentët vahzdojnë protestën përballë ministrisë së Arsimit, duke avancuar në kerkesën kushtetuese për arsim falas, pasi kanë bërë thirrje kundër tarifës për kreditë në provimet e mbartura, kryeministri Rama ka reaguar me një deklaratë nga Zagrebi.
Në një përgjigje për komentuesit në Facebook, që i kërkojnë të zgjidhë hallin e studentëve, Rama i hedh benzinë zjarrit duke u sjellë njësoj si me protestuesit e Unazës apo ata të Teatrit, që i përçan në të mirë dhe të këqinj.
Me një cinizëm të pashoq, Rama pyet: “janë të gatshëm taksapaguesit që të paguajnë shpenzimet për studentët ngelës?”, duke i grupuar kështu ata në nxjënës të mirë dhe nxënës të dobët.
Ja reagimi:
Nga ky reagim, kuptohet qartë se kryeministri që fal miliona për oligarkët e oborrit të tij, as nuk do t’i përfillë kërkesat ekonomike të studentëve.