fbpx
Lajme

Rama thumbon Metën: Të dy i kanë bërë gol me kokë drejtësisë…

Kryeministri Edi Rama ka thumbuar Presidentin Ilir Meta pasi ktheu ligjin për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Në një shkrim në Twitter, Rama i kujton shtetësinë që i dha për 8 orë futbollistit Winful Cobbinah, i cili akuzohet për falsifikim dokumentash. Kryeministri thotë se i kanë bërë gol me kokë drejtësisë ndërsa shton se lidhja e Metës me Kushtetutën është e njëjtë me atë që ka futbollisti me Topin e Artë.

“Ilir Meta ka lidhje me Kushtetutën sa ç’ka lidhje me Topin e Artë ai futbollisti shqiptaro-afrikan që mori pashaportën për 8 orë nga Iliri, ndërkohë që ishte nën akuzë në Shqipëri për falsifikim dokumentash! Të dy bashkë po, e kanë një lidhje: I kanë bërë gol me kokë drejtësisë!”, shkroi Rama.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button