Lajme

Rama i përgjigjet Metës: Ah sikur të gjithë drejtuesit të ishin si Blendi Gonxhja

Denoncimi i një biznesmeni, i cili pretendonte se ishte gjobitur për shkak të bindjeve të tij politike është bërë publik dje nga Presidenti, Ilir Meta, ku ndër të tjera akuzonin drejtorin e DSHPTRR, Blendi Goxhe se nuk i kishte dhënë zgjidhje, pasi patronazhisti i kishte komunikuar bindjen politike të biznesmenit. Në fjalën e tij nga njësia nr.5 në Tiranë, kryeministri Rama tha se është krenar që ka në sistemin e tij drejtor si Blendi Gonxhja dhe i përgjigjen çdo qytetari që ka një problem.

Sipas Ramës problemi nuk qëndron të Blendi Gonxhe, por te vëllai i Kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, i cili “na kish pasur një vend pëllumbash ku çdo ditë i binin në dorë vezë floriri me paga që edhe vetë kontrollorët do i kishin tronditur.” Rama: Një dordolec nxori si viktimë dhe tregoi me demek faktet. Faktet ishin ato që mua më bëjnë krenar që ne kemi drejtues si Blendi Gonxhja të cilët nuk bëjnë sikur s’shohin apo dëgjojnë kur u vjen një mesazh, të cilët u thonë atyre që ankohen s’ke nevojë të paguash para se unë jam këtu për ty. Ju e patë të gjithë komunikimin. Ai është ai që unë kam kërkuar dhe kërkoj çdo ditë nga çdokush. Ah sikur të ishin të gjithë ashtu. Ajo që Meta nuk tregoi ishte videoja që Blendi Goxhe ia kishte çuar ‘viktimës’. Në video na del se vëllai i Monikës na kish pasur një vend pëllumbash ku çdo ditë i binin në dorë vezë floriri me paga që edhe vetë kontrollorët do i kishin tronditur.

Kanë ngritur një akuzë, t’i çojnë te organet e hetimit ato USB-rat. Unë e di se nuk i çojnë se të tërë ata që dalin rrugëve janë të dhëna të gatuara tjetër kund. Këtë e di çdo patronazhist i PS-së. Unë nuk e mohoj, por e pohoj që kjo parti pa patronazhistët nuk do ishte kjo që është sot. Janë rrjeti në të gjithë organizmin e shtrirë në të gjithë territorin, trokasin derë më derë dhe shënojnë aty perceptimin për kahjen e njërit e të tjetrit, halle dhe probleme, dhe njësoj si  me mesazhet e Blendi Gonxhes jamë shumë krenar për patronazhsitët e PS.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: