Kryeministri Edi Rama pas fjalës së kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis në Derviçan tha se në nder të tij në qytet do vendoset busti i babait të tij, ish-kryeministrit Konstadinos Mitsotakis.
Rama tha se do vendoset busti dhe emri i tij në sheshin duke thënë me batutë se për ta bërë këtë Kyriakos duhet të fitojë zgjedhjet e 2023.
“Unë dëshiroj që këtu para jush greku tju jap fjalën bashkë me kryetarin e bashkisë se ne kemi përgatur projektin e rilindjes urbane të sheshit kryesor që do mbajë emrin e babait të kryeministrit dhe në nderim të tij do vendoset edhe busti i kryeministrit.
Për të merituar një bust Kyriako duhet të vijë ja 5 herë këtu. Për ta bërë këtë duhet të fitoj zgjedhjet, por nuk ishte kryeministër bust nuk ka. E dyta në pëërvjetorin e të atit, ne shpresojmë ta kemi këtu kështu Kyriakon…se unë vet kryeministër do jem” tha Rama me humor.