fbpx
Lajme

Rama i prerë në Rusi: Serbia të njohë sa më shpejt Kosovën

Kryeministri Edi Rama theksoi se Shqipëria ka një qëndrim të qartë, që Serbia ta njohë sa më shpejt të jetë e mundur Kosovën.

Gjatë fjalës së tij në konferencën e përbashkët me ministrin e Jashtëm rus, Rama sqaroi se Shqipëria nuk do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë si kryesi e OSBE në çështjen e Kosovës.

Kreu i qeverisë tha se Shqipëria është plotësisht në përputhje me SHBA-BE, kur bëhet fjalë për çështje si sanksionet.

“Dua ta përmbyll, duke thënë se është shumë i qartë se cili është pozicioni ynë si Shqipëri, si kryeministër, ne jemi anëtarë krenar të NATO dhe aleatë krenar i BE dhe SHBA. Qëndrojmë plotësisht në përputhje me miqtë tanë të mëdhenj kur bëhet fjalë për çështje, si sanksionet. Dua të them se është shumë e qartë për ne si kryesi e OSBE, ne jemi përpjekur dhe do përpiqemi deri në fund, të mos jemi të përfshirë drejtpërdrejt me çështjen e Kosovës, dhe ne këtë pikë nuk do të kemi asnjë ndikim. Pozita jonë është e qartë se sa më shpejt Serbia të njohë Kosovën aq më mirë do të jetë për të gjithë, dhe aq më shumë për Serbinë”, tha Rama.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button