Categories Lajme

Rama i rrethuar nga fëmijët në Durrës me këngë për Vitin e Ri dhe një surprizë: Ti kurrë nuk je vetëm…

Kryeministri Edi Rama ishte paraditen e sotme në qytetin bregdetar në një hotel ku janë sistemuar disa prej banorëve të prekur nga tërmeti dhe ku janë ngritur shkolla dhe kopshte provizore për fëmijët që janë akomoduar. “Aty ku kopshti ka mbërritur në hotel për “vogëlushët e tërmetit” nën përkujdesje të posaçme gjatë gjithë ditës” thotë Rama. Njëri prej fëmijëve e kishte përgatitur edhe një surprizë për kryeministrin. Ndërsa në njërin nga ambientet e përshtatura si kopsht, kryeministri ka kënduar edhe këngën e Vitit të Ri me fëmijët.

Edi Rama: Mos bëni zhurmë, jo zhurmë
Rovena Voda: Ai është Roani dhe për Vitin e Ri ka kërkuar që vetëm të shohë kryeministrin
Edi Rama: Ja ku më pe..
Vogëlushi Roani:  Ne kemi përgatitur një surprizë. Mesazhi është ‘ti nuk je kurrë vetëm’
Edi Rama: Mirë mirë (qesh)

Kreu i qeverisë takoi edhe disa nga prindërit e fëmijëve në hotel. Njëri prej prindërve u ankua se akoma nuk kishte marrë një përgjigje për shtëpinë, por Rama e qetësoi duke i thënë se qiratë i kanë në dispozicion për të gjetur banesën deri kur të sistemohen në shtëpinë e tyre.

Prindi: E kemi shtëpinë….mbetëm në katër rrugët
Edi Rama: Katër rrugët nuk je se je në hotel
Prindi: Katër rrugët jemi, nuk jemi të mbledhur si familje. Të bëhet dicka, se tre-katër kolona janë, po spati mundësi qeveria ta riparojmë vetë. Të ishte ashtu ti kishte marrë të tërë Zoti…Pa ombrellë nuk rrihet.
Edi Rama: Po të ishte si për të tjerët, nuk do të qaje ombrellën
Prindi: Më mirë të më kishte marrë…
Edi Rama: E para përqafo të gjithë këta që ke, se po ti kishte marrë do ti kishte thënë lanet ombrellës, jeta ikën dhe nuk vjen më, kurse ombrella po. Unë shkop magjik nuk kam. Dita 24 orë ka, 22 i përdor për këtë punë dhe 2 shkoj të fle pak gjumë. Edhe e fundit, ti nuk do të paguash asgjë. Nga 1 janari nuk do të dilni në katër rrugët, do u japim lekët dhe do të gjeni një shtëpi me qira. Ne e dimë që do të vdesim të gjithë, përsa kohë rrimë të bëjmë sa të mundemi gjëra të mira, pastaj do të ikim të gjithë. Ky tërmeti pati shumë të këqija, por edhe një të mirë, që ju gratë jeni njëlloj si burrat nga kjo anë, nuk lani dhe nuk shplani.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME