Lajme

Rama ia nis me kronikat televizive: Turistët këtu gjejnë çmime të lira, qetësia dhe pastërtia

Ndërsa me mediet tradicionale dhe në rrjetet sociale është folur për një situatë disi më të vështirë të turizmit në vendin tonë këtë vit, për kryeministrin Rama duket se realiteti është ndryshe.

Ai ka postuar një video në Facebook-un e tij në stil kronike televizive me plane dhe sinkrone nga plazhet e Durrësit, nga Plazhi i Madh, në Currila, në Kallm dhe Gjirin e Lalzit.

Aty pyeten disa turistë të huaj, ndërkohë që ndërthuren me plane me dron, ku Rama shkruan se turistët kanë gjetur çmime të ulta dhe qetësi.

Rama: Sezoni veror në bregdetin shqiptar vijon me fluks të lartë turistësh të cilët kanë zgjedhur të frekuentojnë plazhet e Durrësit, nga Plazhi i Madh, në Currila, në Kallm e Gjirin e Lalzit, ku kanë gjetur më të mirën që mund të kërkojë një turist; nga çmimet e lira, te qetësia, pastërtia dhe shërbimi cilësor. E konfirmuar edhe nga vetë turistët e huaj siç është dhe grupi i të rinjve italianë nga Pisa, që prej katër vitesh pushojnë këtu: Shqipëria çdo vit ofron gjëra të reja.

Ndërkohë, kujtojmë se sezoni turistik në vendin tonë është tronditur edhe nga plasoje me mjete ujore në det, deri te tragjedia në Himarë ku një policia vrau me skaf një 7-vjeçare.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close