Categories Lajme

Rama ironi me opozitën, “Lek, lek, lek,…kush premton lek, jep mbrapsht dy gishtat në sy”,

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Njësinë numër 1 pasditen e sotme, ndërsa shumë pak ditë na kanë ngelur nga zgjedhjet e 25 prillit.

Ndërsa të pranishëm ishin kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe banorë të zonës, Rama përmendi kohën e firmave piramidale, ku shqiptarët lanë çfarë kishin e i humbën të gjitha.

Ai i krahasoi pronarët e firmave me kreun e PD-së, ku sipas tij ai premton vetëm para por nuk do të japë asnjë të ardhme pozitive e s’do t’i ruajë premtimet.

“Për ta kujtuar kohën kur ishte një Xhaferr , lek, lek lek, edhe ky më jepni një votë t’ju jap kaq lek, më jepni një votë që të martoheni, t’ju jap lek lek, kush ju premton lek nuk ju jep jo lek por ju jep mbrapsht ato gishtat në dy bebet e syrit.

Kush ju jep punë jo duke thënë do t’ ju jap unë e për vete duke fjetur gjumë. Shqiptarët janë gabuar disa herë në momente kyçe kur janë ndjerë të lodhur e kanë thënë varja e të gjejmë një rrugë tjetër, kanë thënë të dalë ku të dali por se duam babën.

Nga ajo udhëheqje qorre duhet t’i hapim sytë e të mos dorëzohemi nga ndjesia që është larg, duhen disa vite. Çdo rrugë së cilës i bie më shkurt të nxjerr më gjatë.

Për ata fermerë jeta nuk është fushë me lule, dalin çdo ditë në katër të mëngjesit e kthehen kur është errësuar. Për këtë Shqipëri do të bëjmë gjithçka mundemi. Ua kemi bërë taksën 0 dhe tvsh 0 për të gjithë sipërmarrësit e vegjël.

Në këtë Shqipëri kur zoti na i ka falur të gjitha, një vend kaq i vogël që i ka të gjitha çfarë duhet të bëjmë ne me të ardhmen tonë? Do ta bëjmë Shqipërinë  një vend që vizitohet nga aq shumë njerëz. Na duhet durimi, këmbëngulja, na duhet edhe koha, me 25 prill do të na duhet t’i marrim kohës kohë”, tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Goditet grupi kriminal shqiptaro- kubanez në Spanjë: Sekuestrohet 1 ton kanabis…

Pesë persona pjesë e një grupi kriminal që trafikonte drogë është goditur në Valencia të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U rrëmbye dhe u përdhunua nga dy rumunë në Itali, shqiptarja tregon paragjykimet e bashkëkombësve: Nuk më rruhet fare, nuk janë në nivelin tim intelektual

Besjana Kosturi, vajza shqiptare e cila u rrëmbye dhe u përdhunua nga dy rumunë në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humb jetën 25-vjeçari shqiptar në Itali, kamioni që drejtonte u përplas në mënyrë fatale në rrugë

Një 25-vjeçar shqiptar humbi jetën në një aksident tragjik këtë të hënë në Itali. I…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krenaria e shqiptarëve, Mira Murati, nga sot anëtare e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë!

Shefja e shërbimeve teknologjike të OpenAI, Mira Murati, poeti i njohur nga Kosova, Lulzim Tafa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi nga SPAK-u i pronarit italian, rreth 150 punonjës fason në Vlorë rrezikojnë të mbeten pa punë, protestojnë

Rreth 150 punonjëse të një fabrike për prodhimin e këpucëve rrezikojnë të mbeten pa punë,…

LEXO ME SHUME