fbpx
Lajme

Rama ironizon planin e Bashës: Tramvaj me shalqi që s’piqen, Iliri makinist, Monika fatorino

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar planin e prezantuar nga kreu i PD, Lulzim Basha. Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se plani i Bashës është një tramvaj me shalqi që nuk piqen kurrë.

Programi i Lulit është një tramvaj me shalqi që nuk piqen kurrë, me Ilirin makinist, Monikën fatorino, Saliun shkarkues gazrash dhe vetë Lulin pasagjer VIP”, shkruan Rama. Kreu i PD, Lulzim Basha ka prezantuar planin e tij me 5 pika për rimëkëmbjen ekonomike, i vlefshëm për 6 muajt e ardhshëm.

Nga Durresi, ku ishte sot për të zhvilluar takime me biznesin e vogël, Basha i bëri thirrje Ramës që të nisë zbatimin e menjëhershëm të planit të tij, ndërsa ky i fundit u përgjigj me ironi.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button