fbpx
Lajme

Rama jep lajmin : Kolaudimi i mjeteve nga janari i 2021-shit do të kryhet në shtet

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një lajm të rëndësishëm për qytetarët. Përmes një mesazhi në Facebook, Rama thekson se kontrolli teknik i mjeteve do të kryhet nga shteti, duke filluar nga janari i vitit 2021.
Mesazhi i Rames: MIRËMËNGJES 😊 ME NJË LAJM TË MIRË Me përfundimin në dhjetor të koncesionit absurd të kontrollit teknik të mjeteve rrugore (kolaudimi), ky shërbim sikundër e kemi premtuar do t’i kthehet shtetit dhe do të kryhet nga #DPSHTRR dhe nga janari 2021 do të ketë këto risi që do të lehtësojnë drejtuesit e 630 mijë automjeteve:Mjetet e reja (0 km) 3 vitet e para nuk do kalojnë në Kolaudim
Mjetet e përdorura, nga 1 herë në vit do ta kryejnë kolaudimin 1 herë në 2 vjet
Mjetet taksi, autoshkolla dhe mjetet e transportit të mallrave dhe udhëtarëve nga çdo 6 muaj do ta kryejnë kolaudimin vetëm 1 herë në vit!
Tarifat aktuale nuk do të rriten, megjithëse afati i vlefshmërisë zgjatet  Rradha famëkeqe e stresit dhe humbjes së kohës “tek Kolaudimi” do marrë fund. Cilësia e shërbimit do të rritet, përafrimi me Direktivat e BE në fuqi do të përshpejtohet, modernizimi e informatizimi i këtij shërbimi do të jetë prioritet, sikundër është bërë në punën e deritanishme të #DPSHTRR . fotot nuk janë 3D por realiteti i institucionit të sapo rilindur të #DPSHTRR Fier.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button