Categories Lajme

Rama: Kemi plan pune konkret për 2021-2025, s’kapim dot vota KÇK si PD-LSI

Kryeministri Edi Rama në prezantimin e planit të tij për mundësitë që do të ofrohen për emigrantët është shprehur se qëllimi i qeverisë është vetëm puna. Në këtë konferencë ai do të prezantojë 3 kandidatët për deputetë që do të jenë përfaqësues të emigrantëve.

“Trendet e ikjeve do vazhdojnë se ndryshon dot propaganda. Këto tre dekada kanë konciduar edhe me dallgët e stuhishme të një emigracioni gjigant”, thotë Rama. Sipas tij me koalicionin KÇK të PD-së, Shqipëria humb, nuk bëhet shqipëria me Dashin, Mediun, Monikën e të tjerët.

“Ne nuk kemi mundësi që të kapim vota si PD-ja me koalicion KÇK, por ne kemi plan pune siç e ka qeveria për të përballuar këtë përballje elektorale. Për të bërë atë që duhet të bëjmë dhe atë që duhet të themi. Ne nuk jemi një koalicion KÇK, kap çte kapësh, që ere kanë në ballë. Që kërkon të kapë një humbje që të jetë më e madhe se e herës së shkuar, dhe Monika që kërkon të kapë drejtësisë me duart e Lulit.

Pastaj me Dukën si i vetmi kryetar partie që nuk e nxori asnjë ditë partinë e tij nga garazhi, përveç emrit Agrare që ushqehet me tagjinë e SHQUP, Fatmir Mediu që të vetmen certifikatë prove është hipoteka e vendit të tij si deputet i përjetshëm në pronën e SHQUP, Dash Shehi që ka 100 vjet qe kafenene e parlamentit ka vendin e tij.

Vangjel Dule drejtuesi i të drejtëve, ku në koalicionin KÇK është fundshpina e sekserit të Çamerisë Idrizit. Nard Ndoka, që as humoristi me humorin më të zi nuk do e shpikte. Xhelal Mziu deputet dhe humori bëhet blozë fare kur thonë se na jepni votën që të ndalojnë emigracionin, që shqiptarët most ë ikin në gjermani por gjermanët të vijnë në Jalë, me tiganin e LSI-së, me Sofizmat e Nardit me rakinë e Dashit. Dhe të kalojë në tymin e Doganave, ku rrinë bashkë Dulja e Greqisë me Idrizin e Çamërisë. Është dhe një Xhaferr në Durrës që do të përmirësonte cilësinë e Durrësit”, ka thënë Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME