Categories Lajme

Rama ‘kthen’ nderin, Politekniku ngjyroset me flamurin e Emirateve të Bashkuara Arabe

Emiratet e Bashkuara Arabe festojnë sot 49-vjetorin e pavarësinë dhe në këtë ditë të shënuar, godina e Universitetit Politeknik i Tiranës është ngjyrosur me ngjyrat e flamurit të saj.

Nuk ka munguar edhe një mesazh urimi nga ana e kryeminstrit, Edi Rama, i cili falenderon Emiratet e Bashkuara Arabe për ndihmën dhe bashkëpunimin në ditët më sfiduese për popullin tonë. Pak ditë më parë, kryeministri Rama zhvilloi një takim me zyrtarë të Emirateve të Bashkuara Arabe, të cilët i premtuan 2000 banesa të reja në zonën e Laçit, të shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

“Shqipëria nderon me shumë respekt Ditën e Emirateve të Bashkuara Arabe, një mik dhe partner i veçantë në kohë shumë sfiduese për popullin shqiptar. Ne kurrë nuk do ta harrojmë atë që bëri # Emiratet e Bashkuara Arabe për ne në vitin 1999 gjatë luftës së Kosovës, si dhe pas tërmetit të vitit 2019! Zoti i bekoftë njerëzit e #Emirateve të Bashkuara Arabe”- shkruan Rama në statusin e tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Plas grushti te Bashkia e Pukës, ndërhyn edhe kryebashkiaku Rrok Dodaj

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar rreth orës 16:30 të një dite më parë  në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po ndërtonin pa leje në plazhin e Gjipesë, arrestohet 52-vjeçari, në kërkim 3 persona

Një 52-vjeçar është vënë në pranga pasi u konstatua se po ndërtonte pa leje në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Shtylla elektrike bie papritur mbi makinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë. Një shtyllë ka rënë mbi një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pas vendimit për t`u larguar nga shtëpia, Romeo bën lëvizjen e papritur

Teksa të gjithë prisnin që Heidi Baci dhe Romeo Veshaj të kalonin momente të bukura…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kreu manovra me makinën e vjedhur, arrestohet ‘skifteri’

Policia në Shkodër ka arrestuar një 37-vjeçar, pasi kreu manovra të rrezikshme me një makinë,…

LEXO ME SHUME