Lajme

Rama mbledh qeverinë në Tepelenë

Analizë punës së çdo ministrie .Dy ditë pasi mblodhi Asamblenë Kombëtare, kryeministri Edi Rama po mban një mbledhje të zgjeruar të qeverisë, ku marrin pjesë ministra dhe zëvendësministra.

Mbledhja po mbahet në një prej hoteleve në Ujin e Ftohtë në Tepelenë dhe ajo ka nisur rreth orës 12:00 dhe me shumë mundësi mund të vazhdojë edhe nesër.

“Reflektime dhe qarkullim mendimesh e idesh në prag të një sezoni të ri reformimesh dhe vetëreformimi. Çaste nga mbledhja e zgjeruar e qeverisë që do të zgjasë dy ditë”, shkroi Rama në rrjetet sociale teksa publikoi edhe disa foto nga takimet që po mbahen në kuadër të kësaj mbledhje.



Burime nga mbledhja bëjnë të ditur se në të po bëhet një analizë e thelluar për veprimtarinë e çdo ministrie.

Gjithashtu në të po flitet edhe për objektivat e çdo dikasteri për sezonin e ri që nis në Shtator. Ende mbetet e pakonfirmuar nëse kjo mbledhje do të sjellë ndryshime në qeveri.

Vetëm dy ditë më parë qarkulloi lajmi se në një mbledhje urgjente qeverie, kryeministri Edi Rama kishte shkarkuar nga detyra ministren e financave, Delina Ibrahimaj.

Lajm që u hodh poshtë si nga Rama ashtu edhe nga vet Ibrahimaj, e cila i konsideroi këto thashetheme vere.

Në mbledhjen e fundit të asamblesë, kryeministri përsëriti thirrjen se as qeveria dhe as partia nuk do të bëhet mburojë për askënd që do të ketë probleme me drejtësinë dhe se me qeverinë do të merrej në Tepelenë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close