Lajme

Rama: Merrni gomarin që ju bën punë, nuk jeni të detyruar që ta pëlqeni

Kryeministri Edi Rama teksa iu ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë atë forcë politike që bën punën, nuk la pa shigjetuar kryetarin e PD-së, Lulzim Basha.

Në një takim me të rinjtë në Kombinat, Rama tha se ai nuk ka dalë që të bëjë krushqi apo të kërkojë nuse, por njerëzit duhet të shohin që ai bën punën.

Sipas tij, zgjedhja nuk duhet të bëhet për tifozllëk.

“Të jesh me PD dhe të votosh për PD sot janë dy gjera të ndryshme. Kjo pasi zgjedhja nuk duhet të jetë tifozllëk.

Nëse je kombinatase, një kampionat lagje bëhet në Tiranë, ti me Kombinatin do të jesh, edhe sikur të rrah Lapraka 10: 0. Por se kush do t’i bëjë punët, ky s’mund të jetë tifozllëk. Nuk jeni të detyruar që të pëlqeni Edi Ramën, s’ka dalë për të gjetur nuse.

Është i martuar. S’ka dalë të bëjë krushqi me asnjë. S’ja pëlqeni çitjanet, e keni kollaj fare, një klik në telekomandë dhe e fshini.

Këtu nuk bëhet fjalë për të pëlqyer Edi Ramën apo për të pëlqyer dikë tjetër. Ju pëlqen Luli? Ta marrin ta vënë në kornizë, ta vënë në mur dhe ta administrojnë si imazh. Po të duan dhe ta puthin në xham.

Po kur vjen puna për zgjedhjen, është si puna e gomarit për të ngarkuar drutë. Nëse të pëlqen ngjyra e gomarit që fle, apo e atij që është në këmbë dhe ngarkon drutë. Merr gomarin që të bën punë dhe s’je i detyruar që ta pëlqesh. Je thjesht i interesuar ta zgjedhësh.

Nëse ty s’të pëlqen që të mos paguash taksë, ‘amanet mushkat thonë plakat labe’. Nëse PD do të vinte një taksë të lartë dhe do bënte çudinë, hajt se po ja jepni do thonit. Por sa herë që rrisnin taksa, do të merrni tranvajin e Tiranës. Me kë do të fitojë PD? Me Lulin? Ne kemi nisur vaksinimin masiv, dhe ai ka nisur infektimin masiv.

Atij si shkon fare mendja. Sikur t’i thoja Belindës; Ta bëjmë një të fortë në Kombinat, mblidhi. Po kjo është e turpshme. Ju këtu njihni më shumë Monikën, ajo ka qenë e lidhur me kombinatin.

Ajo bën shtëpi, por për veten. Aq shtëpi, sa dhe banjo për çdo mace. Për shtëpi pa leje, për rrumpallë, e patë që në mitingun hapës. Ajo është mënyra se si ata vendosën marrëdhënie me hapësirën e përbashkët.

Kur ata kanë kontrollin, hapësira e përbashkët është jashtë kontrollit. E keni para ça thonë; “para 8 vitesh u bë një aksident; fitoi Edi Rama”.”, tha Rama.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: