Categories Covid-19, Lajme

Rama ndan dëshminë e pacientit të shëruar nga COVID/ Ramiz Leka vlerëson përkushtimin e mjekëve

Ramiz Leka nga qyteti i Shkodrës e ka kaluar COVID-19 në muajin Prill. Në videon e shpërndarë nga kreu i qeverisë Edi Rama ai thotë se është mes pjesëtarëve të dy familjeve që u prekën nga sëmundja në muajt e para të pandemisë.

Leka i bën thirrje qytetarëve që kanë simptoma të COVID të kërkojnë ndihmën e mjekut të familjes dhe të shtrohen në spital nëse kanë nevojë për trajtim më të specializuar.

Unë jam Ramiz Leka një qytetar nga Shkodra, u diagnostifikova në datë 28 Mars me COVID-19. Me datë 1 Prill jam shtruar në spitalin Infektiv. Falenderoj të gjithë stafin mjekësor. Falë edhe shërbimit në Shkodër që na çuan shpejt në spital. Erdhi nga Tirana Silva Bino dhe pa vendin ku ne jetonim ku ne nuk dilnim.

Jam mirënjohës ndaj mjekëve. Na kanë qenë të gatshëm derisa kemi dalë negativ. Sot jam qytetar i thjeshtë punojn në biznesin tim. I bëj thirrje të gjithë qytetarëve që kanë shenja të shkojnë te mjeku i familjes dhe nëse do të jetë e nevojshme të shtrohen në spital”, shprehet ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME