Categories Lajme

Rama në Abu Dhabi: Brenda 10 viteve, Shqipëria do bëhet eksportuese neto e energjisë

Kryeministri Edi Rama ka folur për strehimin e afganëve gjatë konferencës “World Policy Conference” në Abu Dhabi. Sipas tij, Shqipëria ishte ndër vendet që ka pranuar të strehojë më shumë afganë, në krahasim me shtete të tjera më të mëdha dhe më të pasura.

“Qeveria shqiptare mori angazhimin për të pritur deri në 4 mijë afganë. Është një numër shumë i madh në krahasim me vende më të mëdha dhe të pasura. Shumë njerëz më kanë pyetur pse?! Përgjigja ime është shumë e thjeshtë. Së pari, duke bërë një gjë të tillë, ne nderojmë historinë dhe traditën tonë.

Një nga faqet më të mrekullueshme të historisë sonë është shpëtimi i hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Askush, asnjë hebre nuk iu dorëzua nazistëve. Ne mund të mos jemi të pasur, por kujtesa jonë nuk mund të jetë e shkurtër. Disa vite më parë ishim ne afganë. U larguam nga ferri ynë. Na u desh të kalonim detin dhe të shfaqeshim si alienë në brigjet e Italisë dhe Europës.

Nëse nuk do të gjenim ndihmë dhe shpresë 30 vite më parë, nuk do të ishim këtu një vend me statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, me aspiratën për t’iu bashkuar unionit. Së treti, e bëmë se u detyrohemi fëmijëve tanë. Nuk duhet të rriten në një mjedis që t’u kthejnë kurrizin atyre që janë në nevojë”, tha Rama.

Ndërsa fjalën e tij Rama preferoi ta nisë me një batutë duke u shprehur se është mes Kryeministrave më të gjatë në botë. “Të nderuar miq, siç mund ta përfytyroni, jam mes Kryeministrave më të gjatë në botë. Tundimi për të folur për botën është i madh, por vendi im është prej më të vegjëlve në botë.

Do përpiqem t’i rezistoj tundimit. Interesi ynë i mirëfilltë në bashkëpunimin tej kufijve po bëhet më i madh pavarësisht hezitimeve. Problemet me të cilat përballemi sot bëhen gjithmonë e më shumë. Ngrohja globale është një çështje sigurie që ndikon në paqen në tërësi. Pandemia ka marrë shumë jetë. A jemi në gjendje të merremi të vetëm në këtë murtajë, përgjigjja është jo. E kemi parë edhe në raste të tjera.

Në këtë kohë sfidash globale, që janë kohë të sfidave të mëdha, kërkon një qasje globale. Shqipëria do të jetë për herë të parë në anëtarësinë e Kombeve të Bashkuara. Të vetëdijshëm për përgjegjësitë, ne do t’i sjellim këndvështrimin e një vendi të vogël me një politikë të jashtme konstruktive.

Me një grup njerëzish të njëjtë në mendim, jemi përpjekur të prezantojmë një traktat kundër pandemisë. Na duhet një integrim më i madh për axhendën e zhvillimit të zhvilluar. Shqipëria konsideron se arritja e këtyre objektivave është një përgjegjësi e përbashkët. Jemi në të njëjtën linjë me politikat e BE-së dhe dokumentet ndërkombëtare me vendimet për të zhvilluar sektorin energjetik.

Qeveria do të miratojë planin e ri në përputhje me axhendën e komunitetit të energjisë për shkarbonizimin e sektorit të ekonomisë. Ky plan synon të parashikojë prodhimin e energjisë në kapacitetet e instaluara.

Shqipëria pret që brenda kësaj dekade të bëhet një eksportuese neto e energjisë. Nuk shmang dot pa folur për rolin si model për Emiratet e Bashkuara në paqen.

Marrëveshja mes Emirateve dhe Izraelit ishte vazhdimësi pas kohërave të bllokimit duke ndërmarrë një hap të jashtëzakonshëm për t’i shtrirë dorën një armiku historik”, tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME