fbpx
Lajme

Rama në Byppas-in e Vlorës: Së shpejti gara për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës

Kryeministri shqiptar Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Infrakstrukturës Belinda Balluku e kryetari i Bashkisë Vlorë Dritan Leli kanë kryer inspektime në zonën e Byppas-it të Vlorës.

Rama në fjalën e tij tha se së shpejti do të bëhet gara ndërkombëtare për të marrë përsipër ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, kurse tha se ndërhyrje do të ketë edhe në Lungomare, Radhimë, Orikum – Dukat, si dhe në tunelin e Llogarasë. Rama premtoi se gjithë Vlora e zona turistike do të ketë një infrastrukturë moderne të tipit europian.

Postimi i kryeministrit edi rama: Në bypassin vlorë punimet po ecin me ritme të larta në kilometrin e parë ka nisur asfaltimi, ndërsa në pjesët e tjera po punohet për shtresat rrugore dhe veprat e artit.

Së shpejti rinis aty ku u ndërpre gara e aeroportit të vlorës (mbeten 12 ditë nga 60 për ofertuesit ndërkombëtarë) dhe më tej nisim lungomaren 3 drejt radhimës, aksin e ri orikum-dukat si edhe procesin për tunelin e llogarasë – një kompleks kantieresh të reja që e çojnë në nivel europian infrastrukturën kryesore të vlorës dhe krejt zonës turistike të bregdetit jonian, vloraqëduam

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button