Lajme

Rama në Golem: Zgjidhet përfundimisht problemi i ujërave të zeza. Ja si do të funksionojë pastrimi i mbetjeve

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Golem ku ka inspektuar punën për fazën e dytë të rrjetit të brendshëm rrugor.

“Punohet intensivisht për fazën e dytë të rrjetit të brendshëm rrugor, pasi është ndërtuar e tërë infrastruktura nëntokësore, duke zgjidhur përfundimisht problemin e ujërave të zeza edhe në këtë pjesë të plazhit, njësoj si në Durrës”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

“Ndërkohë për pastrimin jemi organizuar? Për sezonin flas”, pyeti Rama kryebashkiaken Emiriana Sako.

“Po kemi marrë masat .Sot marrin vendi që orientojmë subjektet si do veprojnë me mbetjet që mos ngatërrohen me koshat e qytetarëve e të shkojmë ne që do marrin mbetjet e tyre”, tha kryebashkiakja.

“Subjektet tregtare nuk duhet të përdorin koshat dhe do i lënë mbeturinat në thes tek dera, në një orë të caktuar e të shkojë t’i marri struktura që kemi organizuar bashkërisht me qeverinë. Të nisë të ndryshojë regjimi i pastrimit por dhe qasje nga ana e njerëzve. Duhet t’ju qëndrojmë në kokë çdo ditë që të funksionojë si duhet”, tha Rama.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close