fbpx
Lajme

Rama në shtëpinë e re të Alesio Cakonit që u hodh nga kati i pestë në Thumanë: Bursë mujore për shkollimin

Kryeministri Edi Rama ishte sot në shtëpinë e re të Alesio Cakonit, i cili shpëtoi mrekullisht nga tërmeti i 26 nëntorit, duke u hedhur nga kati i pestë në pallatin që u shemb plotësisht në Thumanë. “Në shtëpinë e njërit prej engjëjve që fluturuan nga dritaret për t’i thënë JO vdekjes, Alesios, që hyri në shtëpinë e re për të vazhduar jetën plot me ëndrra e forcë prej një kampioni të lindur”, tha Rama.

Duke folur me familjarët, ku i pranishëm ishte edhe vogëlushi tjetër Aurelio, Kryeministri i siguroi ata për mbështetjen e vazhdueshme të qeverisë. “Është e pashpjegueshme po s’kemi çfarë të bëjmë. Të bëjmë çfarë të mundemi për atë që kemi në dorë këtu. Fëmijët i kam shumë merak vetë. Fëmijëve u kemi lidhur një bursë mujore për shkollën, vetëm për këta, pavarësisht se merr familja, këta marrin vetë 150 mijë lekë t’i kenë për libra, sport, rroba. Por po morët nota më të mira keni të tjera”,- theksoi Rama. Ai iu drejtua fëmijëve duke u thënë se duhet të kënaqni të gjithë, t’ua shpërbleni me nota të mira, të merrni vetëm 10. Ndërsa Alesion, Rama e surprizoi sërish duke i dorëzuar çelësin e dhomës së tij, e cila ishte mobiluar me porosi të vetë kryeministrit. Rama i kërkoi Alesios të mësojë e të stërvitet që të bëhet i famshëm nga vetja kur të rritet dhe jo vetëm pse takoi Ronaldon dhe Buffonin.

Alesio në shtëpinë e re në murin e dhomës së e gjumit kishte të preferuarin e tij portierin e Milanit, Gianluigi Donnarumma, i cili i kishte dhuruar më parë bluzën me mbishkrimin: “I dashur Alesio, të jam shumë pranë, të përqafoj shumë fort. Forca Milan”. Nga shembja e pallatit në Thumanë,  Alesio humbi babin dhe motrën e tij, ndërkohë që vetë dhe nëna e tij shpëtuan.

Kryeministri Edi Rama i vizitoi fillimisht dy vogëlushët që shpëtuan mrekullisht nga shembja e pallatit në Thumanë, Aurel Lalën dhe Alesio Cakonin, në Spitalin e Traumës, ku ndër të tjera i premtoi tifozit të vogël të Juventusit edhe realizimin e ëndrrës së tij për një bluzë me firmë nga Ronaldo. Kryeministri tejkaloi pritshmëritë e dy vogëlushëve, duke organizuar në Romë, Itali, një takim disaminutësh mes tyre dhe legjendave të futbollit, Ronaldo dhe Buffon.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button