Categories Lajme

Rama në Vlorë: Reshjet intensive përmbytin edhe Parisin. Duhet durim që të bëhen të gjitha!

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një vizitë në qytetin e Vlorës. I shoqëruar nga ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku dhe kryebashkiaku Dritan Leli, kreu i qeverisë ka inspektuar bulevardin.

Rama thekson se falë investimeve të kryera, pas tre vitesh për herë të parë uji në këtë bulevard u bë i mundur të largohej shpejt. Po ashtu kryeministri bëri të ditur se janë edhe tre projekte të tjera që do të vihen në jetë në Vlorë.

“Ajo që dua ta theksoj këtu për të gjithë vlonjatët, këtu akoma kemi tre projekte që do të përmbyllin të gjithë ciklin. Reshjet intensive përmbytin edhe Parisin. Këto reshje ishin testi më i mirë për të parë çfarë progresi është bërë për mbrojtjen nga uji.

Në këtë zonë janë pastruar pas 20 vitesh të gjitha kanalet që nuk linin të ikte uji me ditë të tëra. Me gjithë pjesën nga Novosela, problemi më i madh ishte fryra e Vjosës, por mungesa e argjinaturës krijonte kënetat që ishin tmerr, tha ai.  Kryeministri zbuloi se një prej projekteve ka të bëjë me furnizimin me ujë të pijshëm në qytet, si dhe kanalizimet.

“Ne po përpiqemi të bëjmë gjithçka me kapacitetet që kemi sigurisht. Duhet durim që të bëhen të gjitha. Të fundit kanalizime kanë qenë në vitet 1980, pastaj nuk ka pasur më në demokraci. Ujë në Vlorë do ketë 24 orë në ditë, që të jemi të saktë”, tha kreu i qeverisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME