Categories Lajme

Rama nis betejën ligjore me Hardinajn, e padit për shpifje

Mediat në Kosovë kanë publikuar lajmin se kryeministri Edi Rama ka paditur kryeministrin në largim të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Sipas “Betimit për Drejtësi”, Rama ka dorëzuar padinë në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot (e mërkuarë). Ai akuzon Haradinajn duke thënë se ai ka shpifur për deklaratat që kishte dhënë në lidhje me temën e shkëmbimit të territoreve.

Në padi, Rama ka thënë se Haradinaj në disa emisione televizive e ka akuzuar Ramën se bashkë me Hashim Thaçin e Aleksandër Vuçiçin kanë nisur idenë e shkëmbimit të territoreve.

Në lidhje me këtë padi, ka reaguar edhe Haradinaj, i cili është njohur nga mediat.

Në Facebook ai thotë se do të përgadisë përgjigje në padi, në afatet e përcaktuara ligjore.

“Padia e Kryeministrit Rama është plotësisht e pabazuar dhe një diverzion politik që bëhet nga ana e tij, që të fshihet pas dramave mediale dhe t’i ikë përgjegjësisë. Kombi ynë dhe Kosova ka njerëz që i dalin zot në çdo kohë”, shkruan Haradinaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME