Categories Lajme

Rama nuk e pret në takim, Limoz Dizdari: Jam i zhytyr në borxhe, ja ku është njëri prej tyre…

Për të disatën ditë me radhë kompozitori dhe ish-deputeti Limoz Dizdari vijon protestën e tij përpara kryeministrisë, për konfliktin që ka mbi qendrën DEA në Ksamil, të cilën ia kanë marrë, dhe nuk e lejojnë të hyjë brenda.

Ai thotë se është duke protestuar në mënyrë që qeveria të mbajë përgjegjësitë e veta, ndërkohë që vazhdimisht kërkon takim me kryeministrin Edi Rama.

Me humor ai thotë se duhet të jetë k riminel i madh dhe i r rezikshëm sa kohë që nuk i garantohet një takim me Ramën.

“Duhet të jem kriminel i madh, me precedentë, që nuk pranojnë të më takojnë. Kemi bërë 42 kërkesa për të takuar Ramën dhe përfaqësues të qeverisë, nuk kemi marrë asnjë përgjigje.

Kam bërë kërkesë në SPAK, e hoqi nga vetja Arben Kraja dhe e ka çuar në prokurorinë e Sarandës.

Është i trembur, maksimalisht i trembur. Këta kanë vepruar në mënyrë anti-ligjore, kanë prishur pasuri me vlerë 900 mijë euro.

Pasuri kolosale kanë mbyllur dyert, nuk hyn dot, kam 23 vite që e kam menaxhuar atë qendër. E kam mbajtur me forcat e mia, jam zhytur deri në fyt në borxhe me miqtë e mi, kanë qenë njerëz dashamirës që mi kanë dhënë”, shprehet Dizdari.

Ai thotë se nuk mund që të marrë asgjë nga qendra DEA, përfshirë dhe rrobat e trupit.

“Kam vjedhur tutje tu (bën ironi), ja tek e ke një nga miqtë e mi të vjetër që i kam detyrime, çfarë flisni”, apelon Dizdari nga ambientet përpara kryeministrisë. Sarandaweb

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mesazhet mashtruese në telefon/ Oferta joshëse pune, që vetëm ju “grijnë” paratë

Subjekti që prezantohet me emrin Pulse Glide LTD, në fund të mesazhit të dërgon një…

LEXO ME SHUME