Lajme

Rama nxjerr fotot e lagjes në Fushë-Krujë: Banesat gati për festat e fundvitit

Kryeministri Edi Rama pasditen e kësaj të enjte ka shpërndarë foto nga nga lagjja e Rilindjes në Fushë-Krujë, ku banorët pritet të hyjnë së shpejti në shtëpitë e reja, pas goditjes nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.“Fushë-Krujë, lagjja e Rilindjes pas tërmetit ku familjet e goditura do të festojnë Vitin e Ri dhe do t’i gëzojnë shtëpitë e reja me fëmijët e tyre, në të gjitha vitet përpara”, është shprehur Rama.

Në kuadër të programit të Rindërtimit në Fushë-Krujë po ndërtohen 15 pallate, 100 apartamente, 167 shtëpi individuale. Gjithashtu lagjja e re përfshin çerdhe, kopsht, qendër shëndetësore, shërbime administrative dhe një treg të madh për zonën.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lexo edhe:

Close
Back to top button
Close
%d bloggers like this: