Categories Lajme

Rama paraqitet sërish në aeroport dhe pret vaksina për 3510 qytetarë

Kryeministri Edi Rama, është paraqitur sërish në Aeroportin Nënë Tereza, për të pritur dozat e vaksinave për 3510 qytetarë. Në total bëhet fjalë për 7020 doza. Kjo është hera e dytë që kryeministri paraqitet në aeroport për të pritur vaksinat personalisht në pistën e aeroportit. Përpara mbërritjes së avionit, Rama u shpjegoi gazetarëve se çfarë ka bërë qeveria për të siguruar vaksina. Më pas, kryeministri tregoi se si BE ka dështuar me vaksinimin dhe e ka lënë Ballkanin në mëshirë të fatit.

Në total Shqipëria ka siguruar deri tani, 9140 vakisna, të mjaftueshme vetëm për 4570 qytetarë, duke qenë se për çdo person do të duhet të aplikohen dy doza vaksinash. Kjo është një shifër e papërfillshme, në raport me nevojat e popullsisë. Kujtojmë se pandemia ka marrë përmasa të frikshme në vend, me rritje të ndjeshme të fataliteteve dhe infektimeve. Vetëm ditën e sotme, kanë humbur jetën 12 qytetarë dhe 11 pacientë vijojnë të jenë të intubuar. “Sot mbërrijnë 7020 doza dhe sipas skedulit të ri të dhënë nga kompania, do të vazhdojmë në javët në vijim për të përmbyllur brenda marsit të gjitha dozat që kemi deklarura fillimisht dhe për të vazhduar më tutje në prill dhe maj.

Jemi ne komunikim për të arritur marrëveshje me AstraZeneca. Komunikimi është në disa rrafshe. Me kompaninë dhe shtetet e tjera. Kemi marrë konfirmim nga një shtet mik, për 360 mijë doza AstraZeneca. Sipas kërij komunikimi do të fillojnë të lëvrohen në muajin prill, por po e jap këtë si informacion pa dashur të konfirmoj asgjë, përderisa nuk kemi firmosur dhe nuk kemi vulosur marrëveshjen. Në një situatë si kjo që ndryshon çdo ditë, çdo fjalë mund të duket si propagandë, si hedhje hi syve.

Me ardhjen e këtyre dozave sot dhe me pasjen e një qartësie për ato 40 mijë doza të konfirmuara, do të fillojmë shtrirjen e vaksinimit menjëherë në Vlorë dhe në Shkodër. Po ashtu, hap pas hapi në varësi nga kalendari i ministres edhe në Elbasan, Fier, në varësi të kalendarit. Paralelisht me vaksinimin e mjekëve dhe bluzave të bardha, infermirë apo njerëz që punojnë në urgjencën kombëtare, do të bëjmë edhe fillimin e vaksinimit të më të moshuarve. Jemi të bindur se mund ta realizojmë ende objektivin e vaksinimit të plotë për 14 muaj.

Është vetëm cështje disponimi të sasive, por me këtë lëvrim të kësaj periudhe të parë të Pfizer, do të injektojmë masivisht vaksinën, me shpresë që në javët në vijim do të marrim konfirmime të tjera të rëndësishme, nga Astra Zeneca në rradhë të parë”, tha kryeministri. Rama artikuloi edhe kritika për Bashkimin Europian për mënyrën si e ka lënë Ballkanin.

Është e padrejtë që popujt në këtë zonë në mes të Europës, të numërojnë sa vaksina u bënë në Greqi, sa u bënë në Itali, nëpër Europë. Ndërkohë që vetë presin të bëjnë vaksinën e parë, apo si në Shqipëri që presin të bëhen më shumë. Apo të shohin se si Serbia bën mijëra vaksina kineze. Serbia ka bërë zgjedhjen e vet, nuk ka gjë për të diskutuar, por është në mes të Europës. Dhe nëse i është drejtuar Kinës, është sepse përndryshe edhe Serbia sot do të ishte njësoj si ne“, tha kryeministri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME