Categories Lajme

Rama-patronazhistëve: Pas asaj që ndodhi në Elbasan, jam më shumë se kurrë krenar për ju

Kryeministri Edi Rama iu drejtua sot patronazhistëve të Partisë Socialiste se “dua t’u them që unë kam qenë gjithnjë krenar për ju, por pas asaj që ndodhi dje në Elbasan, unë jam më shumë se kurrë krenar për ju”.

Në fjalën e tij gjatë takimit me banorë të Tiranës për mbylljen e fushatës elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit, Kryeministri Rama tha se “dua të përshëndes Zahon nga këtu, sepse donte të vinte, po Linda i tha: ti nuk mund të shkosh, se ti nuk voton. Dhe Zaho tha: Kur do votoj unë? – Kur të rritesh, i tha e ëma.

Po mirë kur unë të rritem, ti do më votosh mua? – i tha të ëmës. Unë nuk i thashë Zahos se për të shkuar deri tek ky stad udhëtimi duhet të bëjë shumë patronazhime. Por këtu sot dua ta filloj me patronazhistët dhe patronazhistet, me të gjithë vajzat dhe djemtë, të gjithë gratë dhe gjithë burrat dhe gjithë ata që, megjithëse kanë dalë në pension, nuk heqin dorë nga kjo punë fisnike brenda familjes sonë”.

Kryeministri Rama u shpreh se, “ata bënë çmos që t’ju lëndojnë, që t’ju cenojnë, që t’ju dekurajojnë, ata madje bënë çmos që t’ju poshtërojnë dhe ka Zot, ka Zot. Sepse ata që i bënë të gjithë ato kundër jush dolën zhveshur, në të gjithë përmasën e karakterit të tyre, kur pa pasur asnjë pikë turpi, pasi e gjithë Shqipëria u trondit nga humbja e një jete, morën përsipër t’i thonë shqiptarëve se ata e kanë një grup të armatosur, të shpërndarë kudo”.

“Unë besoj që sot kush ende nuk e ka kuptuar diferencën e madhe mes jush dhe atyre, mes nesh dhe të gjithë atyre, duhet t’i vërë gishtin kokës fort për fëmijët e tij. Të patronazhosh derë më derë, të trokasësh familje më familje, të pyesësh si shkonim, çfarë probleme keni, çfarë mendoni për qeverisjen, çfarë mendimi keni për Partinë Socialiste, çfarë hallesh ju pengojnë ju që të jeni thjesht të vendosur për të ardhur e për të na mbështetur, do të thotë që çdo njeriu t’i japësh vlerën që ka njeriu, ndërsa të turresh rrugëve për t’i ndaluar njerëzit sikur je një forcë nga ato forcat paramilitare në vende ku thika e urrejtjes dhe e ndasisë është futur deri në kockë.

Dhe pasi ndalon njerëz e të lësh pas e viktima do të thotë që për ty njerëzit janë njerëz kur futen në autokolonën tënde, ndërsa jashtë autokolonës tënde jeta e tyre s’ka asnjë vlerë”, – tha Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “ky episod kaq tragjik duhet të bëjë të gjithë shqiptarët pa dallim të zgjohen dhe të kujtojnë se çfarë i kanë bërë Shqipërisë prej 30 vitesh po këta të zgjohen e të kujtojnë se në çfarë humnerash e kanë hedhur Shqipërinë, i kanë hedhur shqiptarët”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kthjellime dhe alternime vranësirash, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Moti parashikohet të jetë i kthjellët deri në orët e pasdites më pas shtim gradual…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME