Categories Lajme

Rama për Euronews: Nuk biem dakord për Kosovën, por e kuptojmë njëri-tjetrin

Kryeministri Edi Rama i cilësoi marrëdhëniet në rajon më të mira se më parë por jo aq të mira sa duhet të jenë.

Në një intervistë për Euronews Serbia Rama risolli në vëmendje vizitën e tij të parë në Beograd 8 vjet më parë, 68 vjet pas vizitës së parë të nivelit të lartë nga Shqipëria në Serbi, ose në Jugosllavi.

Ai theksoi se pavarësisht se Serbia dhe Shqipëria nuk bien dakord për Kosovës, janë dy shtete që kuptohen shumë mirë kur vjen puna tek bashkëpunimi në çështje të tjera.

“Ndryshimi është i madh dhe pozitiv. Natyrisht që ka dallime, natyrisht që nuk biem dakord për gjithçka, si për shembull për Kosovën, por e kuptojmë se rënia dakord për të mos u marrë vesh për disa çështje dhe marrëveshja për të bashkëpunuar për çështje të tjera është rruga e duhur sepse kështu njohim më mirë njërit-tjetrin, kuptojmë më mirë njëri-tjetrin, mund të vendosim veten në petkun e njëri-tjetrit dhe kështu fillojmë të kuptojmë edhe se çështjet e pazgjidhura mund të zgjidhen. Marrëdhëniet në rajon janë më të mira se më parë, por jo aq të mira sa duhet të jenë”, u shpreh Rama.

Rama u shpreh se tejkalimi i diferencave mes dy vendeve sa i takon Kosovës, mund të zgjidhen vetëm duke i parë si probleme që duhen trajtuar dhe duhen zgjidhur jo duke refuzuar të shihen.

“Jo duke refuzuar t’i shohim, por duke u përpjekur për t’i parë si probleme që duhet të trajtohen dhe zgjidhen në një proces që duhet të jetë i mbushur me energji pozitive dhe vullnet të mirë, për të përforcuar marrëdhëniet, për të njohur më mirë njëri-tjetrin dhe për ta kuptuar më mirë njëri-tjetrin, shoqëruar me bindjen që në fund këto çështje duhet të zgjidhen. Natyrisht që nuk mund të zgjidhen me magji, apo me përdorimin e forcës, por duhet zgjidhur”, tha Rama.

Ai theksoi se marrëdhëniet mes Shqipërisë mund të përmirësohen bashkëpunimin ekonomik, shkëmbimet tregtare, ato arsimore, kulturore, sportive dhe gjithçka.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME