Lajme

Rama për France24: Shqipëria, në krye të vendeve europiane për vaksinimin masiv

Kryeministri Edi Rama tha sot në një intervistë për “France24” se Shqipëria ka qenë prej muajsh në vendet e para në Europë sa i takon vaksinimit masiv dhe ritmit të vaksinimit antikovid.

Së pari, Rama u pyet për menaxhimin e krizës COVID-19 dhe heqjen e masave kufizuese për Shqipërinë.

“Qytetarët tanë parashikojnë të udhëtojnë shumë. Për më tepër, siç ju e thatë mirë, një pjesë e madhe e popullsisë sonë jeton përtej kufijve të Shqipërisë dhe për ne ky ka qenë një lajm shumë i rëndësishëm, sepse kemi bërë një punë mjaft serioze për të luftuar pandeminë dhe me rezultate që janë vlerësuar nga të gjithë. Shqipëria ka qenë në krye të vendeve europiane si për përqindjen e vaksinimit dhe për shifrat e infektimit dhe të vdekjeve”, tha Rama.

“Vaksinimi juaj nuk është plotësisht masiv, jeni në shifrat e 50% për të vaksinuarit me dy doza. Cilat vaksina përdorni ju në Shqipëri dhe a mendoni se vendet europiane kanë qenë mjaft solidare me ju dhe ju kanë ndihmuar për sa u përket vaksinave?”, ishte pyetja e gazetares së “France24”.

“Kur flas për vaksinimin masiv dhe për ritmin e vaksinimit, kam parasysh  statistikat e BE, sipas të cilave Shqipëria ka qenë prej muajsh në vendet e para; Shqipëria ka qenë deri dje në shifrat e 850 000 dhe në një vend më numrin aktual të banorëve kjo është shumë. Për sa i përket Europës, do të thoja se fillimisht ishte për të ardhur keq sepse të gjitha vendet e Ballkanit u lanë jashtë skemave të shpërndarjes, dhe në fakt, ne nuk ishim vetëm, por në një gjendje psikologjike mjaft të rënduar, sepse ne jetojmë me Europën. Ne në Ballkan jemi në mes të Europës dhe jemi të kufizuar nga vendet e BE-së dhe duke parë në televizor se vendet e Europës kishin filluar të vaksinoheshin, kjo, ishte me të vërtetë e rëndë”, u shpreh kryeministri Rama.

Ai u shpreh se “unë personalisht kam bërë Pffizer, por ne në Shqipëri i kemi të katërta, Pffizer, AstraZeneca, Sinovac dhe Sputnik”.

Në lidhje me hapjen e dyerve për turistët dhe shqetësimin e riinfektimit të vendit, Rama theksoi se “ne patëm një sukses të madh me ecurinë dhe praktikisht bashkë me Islandën, sipas statistikave të fundit, jemi vendi me nivelin 1 të riskut”.

“Që prej disa muajve tashmë, njerëzit në Shqipëri mund të hyjnë dhe të dalin pa detyrimin e testit, pa maska. Maskat nuk janë më të detyrueshme që prej disa muajve tashmë. Ato mbahen akoma në ambientet e mbyllura, por nuk ka probleme dhe masa që i detyrojnë qytetarët të mos jenë të lirë”, tha ai.

Duke kaluar në çështjen e hapjes së bisedimeve të anëtarësimit, gazetarja theksoi se “është e vërtetë se ka pasur një bllokim nga ana e Francës, por ai është hequr. Parlamenti holandez miratoi vlerësimin e Brukselit për vendin tuaj lidhur me hapjen e negociatave. A shpresoni ju se kjo do të arrihet në samitin e ardhshëm, më 24 e 25 qershor?”

“Duhet thënë se në samitin para pandemisë, u vendos që të hapeshin bisedimet, më tej kjo u zgjat sepse duhej të merrej një vendim për të thirrur Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Për fat të keq tashmë, unë u mësova të mos habitem më me atë që mund të ndodhë në Bruksel, sepse është një çështje e dinamikës së brendshme, një histori konsensusi që ndonjëherë është i vështirë, normalisht duhet ta marrim dritën jeshile duke mbajtur parasysh se ka një problem tjetër mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, sepse ne dhe Maqedonia e Veriut e presim së bashku këtë vendim dhe do të shohim nëse ky problem do të zgjidhet përpara samitit”, tha Rama.

Në lidhje me fushatën zgjedhore dhe zgjedhjet, Rama theksoi se “fushatat e qeta nuk mund të quhen fushata”.

“Nuk ka pasur gjatë zhvillimit të kësaj fushate ngjarje jashtëzakonisht të forta. Por, jemi në Ballkan, në Mesdhe, ku fushatat janë shumë shumë të ngjashme po të krahasohemi me Greqinë, me Italinë, le të themi në Europën më pasionante”, tha ai.

Në lidhje me akuzat për vjedhjen e të dhënave personale të një milion zgjedhësve përpara këtyre zgjedhjeve parlamentare, Rama u shpreh se “gjatë fushatave që ju përmendët dhe pas rezultateve të tri zgjedhjeve tashmë, kemi pasur raporte të OSBE-së dhe ODIHR-it, që janë mjaft të qarta rreth integritetit të fushatës, integritetit të zgjedhjeve, por sigurisht me gjëra për t’u përmirësuar”.

“Lidhur me këtë fakt, jam shumë i kënaqur që ju më pyesni, sepse kam parë që ka pasur artikuj surrealë edhe në Francë. Nuk bëhet fjalë për të dhëna personale konfidenciale që kanë dalë, por bëhet fjalë për të dhëna të organizatave të partive, por që nuk kanë asnjë lidhje me të dhënat personale dhe konfidenciale të Gjendjes Civile”, theksoi ai.

“Regjistri i Gjendjes Civile ka qenë i publikuar në internet që prej disa vitesh. Së dyti, doja të shpjegoja se në kartën tonë të identitetit, numri i gjendjes civile nuk përfaqëson asnjë të dhënë për personin. Është vetëm një numër identiteti për të përdorur këtë kartë në shërbimet publike, por nuk ka të dhëna sensitive”, vijoi Rama. vijon…/ /irmapu/ a.jor. /jp/ ATSH

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: