Categories Lajme, Sport

Rama për futbollin: Gjuha e shantazhit nuk funksionon me mua, të vazhdojnë bojkotin

Kryeministri Edi Rama ndau sot qëndrimin e tij në lidhje me bojkotin e ligës së profesionistëve në futboll. Në konferencën për mediat, referuar kërkesave të futbollistëve duke marrë si shembull Kosovën, Rama tha se nuk do të ketë 10 vjet pa taksa. Ai u shpreh se futbollistët deklarohen me paga minimale teksa marrin mijëra euro. “Gjuha e forcës, e shantazhit nuk funksionon me mua”, tha Rama.

Ai theksoi se ata janë të pavarur nga qeveria dhe me këtë të fundit duhet të bashkëpunojnë pasi nuk ka detyrim. “Ne kemi bërë një ligj për sportin dhe kemi dhënë incentiva për futbollin që se ka bërë dikush por që të na kërkojnë 10 vjet pa taksa futbollistët kjo nuk funksionon. Ne e dimë që futbollistët nuk paguhen me minimum jetik. Marrin mijëra euro dhe nuk mund t’ju themi dot 10 vjet ju nuk keni taksë në një botë kur dhe Ronaldo dhe Mesi përfundojnë në gjykatë për taksa.

Patjetër një ulje fillestare, një TVSH 6% për investimet në sport. Patjetër që mund të shihet taksa e ndikimit në infrastrukturë, por patjetër që ne jemi gati të bëjmë atë që duhet dhe për zinxhirin e fëmijëve, por ndërkohë historia e futbollit me pronarë që duan të shkarkojnë në klube paratë që i detyrohen shtetit nuk kalon, as historia e me biznesmenë të pasur që kanë veshur fanellën e futbollit dhe kujtojnë se mund të luajnë topash me qeverinë nuk kalon. Ne jemi gati për të gjitha por ka ardhur koha që dhe mbështetjet e bashkive të kalojnë në mbështetje për të tjerët. Tek pjesa e profesionistëve gjërat janë të ndara dhe këto historitë me modele këtej dhe andej është mirë të mos na i tregojnë më se i tregojnë keq.

Habitem se si nuk e kanë mësuar akoma se gjuha e forcës, e bojkotit e shantazhit nuk funksionon me mua. Nuk e kuptoj dot përse iu duhet bojkoti nëse e kanë rehat bojkotin. Duan të bojkotojnë le të bojkotojnë, është e drejta e tyre. Janë të pavarur nga qeveria. Janë ent i pavarur. Me qeverinë duhet të bashkëpunojnë dhe çfarë të marrin është Ok. Qeveria nuk ka detyrim. Futbolli është industri, nëse mendojnë se mund ta mbajnë në epokën e feudalizmit me ngastra ku hidhet top e pritet top dhe nga ana tjetër fshihen lekë, mund ta bëjnë por jo me ne. Për vendin dhe futbollin ne jemi gati por nuk shoh arsye që ju që jeni këtu pse duhet të jenë 10 vjet pa taksa, çfarë bëjnë futbollistët më shumë për futbollin.

Ka nga ju që vrapojnë më shumë se ata dhe nga pikëpamja e vrapit”, deklaroi Rama.Kryeministri Edi Rama ndau sot qëndrimin e tij në lidhje me bojkotin e ligës së profesionistëve në futboll. Në konferencën për mediat, referuar kërkesave të futbollistëve duke marrë si shembull Kosovën, Rama tha se nuk do të ketë 10 vjet pa taksa. Ai u shpreh se futbollistët deklarohen me paga minimale teksa marrin mijëra euro.

“Gjuha e forcës, e shantazhit nuk funksionon me mua”, tha Rama. Ai theksoi se ata janë të pavarur nga qeveria dhe me këtë të fundit duhet të bashkëpunojnë pasi nuk ka detyrim. “Ne kemi bërë një ligj për sportin dhe kemi dhënë incentiva për futbollin që se ka bërë dikush por që të na kërkojnë 10 vjet pa taksa futbollistët kjo nuk funksionon. Ne e dimë që futbollistët nuk paguhen me minimum jetik. Marrin mijëra euro dhe nuk mund t’ju themi dot 10 vjet ju nuk keni taksë në një botë kur dhe Ronaldo dhe Mesi përfundojnë në gjykatë për taksa.

Patjetër një ulje fillestare, një TVSH 6% për investimet në sport. Patjetër që mund të shihet taksa e ndikimit në infrastrukturë, por patjetër që ne jemi gati të bëjmë atë që duhet dhe për zinxhirin e fëmijëve, por ndërkohë historia e futbollit me pronarë që duan të shkarkojnë në klube paratë që i detyrohen shtetit nuk kalon, as historia e me biznesmenë të pasur që kanë veshur fanellën e futbollit dhe kujtojnë se mund të luajnë topash me qeverinë nuk kalon. Ne jemi gati për të gjitha por ka ardhur koha që dhe mbështetjet e bashkive të kalojnë në mbështetje për të tjerët. Tek pjesa e profesionistëve gjërat janë të ndara dhe këto historitë me modele këtej dhe andej është mirë të mos na i tregojnë më se i tregojnë keq.

Habitem se si nuk e kanë mësuar akoma se gjuha e forcës, e bojkotit e shantazhit nuk funksionon me mua. Nuk e kuptoj dot përse iu duhet bojkoti nëse e kanë rehat bojkotin. Duan të bojkotojnë le të bojkotojnë, është e drejta e tyre. Janë të pavarur nga qeveria. Janë ent i pavarur. Me qeverinë duhet të bashkëpunojnë dhe çfarë të marrin është Ok. Qeveria nuk ka detyrim. Futbolli është industri, nëse mendojnë se mund ta mbajnë në epokën e feudalizmit me ngastra ku hidhet top e pritet top dhe nga ana tjetër fshihen lekë, mund ta bëjnë por jo me ne. Për vendin dhe futbollin ne jemi gati por nuk shoh arsye që ju që jeni këtu pse duhet të jenë 10 vjet pa taksa, çfarë bëjnë futbollistët më shumë për futbollin. Ka nga ju që vrapojnë më shumë se ata dhe nga pikëpamja e vrapit”, deklaroi Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes

Gjuha angleze sikurse edhe ajo shqipe po fitojnë terren të ndjeshëm në Zvicër. Këtë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjekët pro dhe kundër projektligjit të ri për nënat surrogato, ja çfarë propozojnë

Projektligji i ri mbi shëndetin riprodhues, i cili ligjëron nënat surrogate në Shqipëri, po kundërshtohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri, vijon kontrolli i zonës për kapjen e 35 vjeçarit

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e djalit 10-vjeçar të zyrtarit të SHISH-it 12 vite më parë, dëshmitarët: E pamë me dy persona….

Emisioni “Në Shënjestër” i është rikthyer historisë së zhdukjes pa gjurmë të 10-vjeçarit Julian Çela…

LEXO ME SHUME