Categories Lajme

Rama për Kodin Zgjedhor: Do ta votojmë sërish pa asnjë ndryshim, s’mund të vihet në diskutim vullneti i Parlamentit

Kreu i qeverisë Edi Rama ka folur pas mbledhjes së shtabit në PS, ku u pyet dhe për kthimin e Kodit Zgjedhor nga ana e presidentit Meta. Rama tha se ai do të kalojë sa më parë sërish në Kuvend, pa asnjë ndryshim, duke e çuar deri në fund qendrimin e tij, për të rrëzuar në njëfarë forme marrëveshjen e 5 Qershorit.

“Askush nuk mund të vendosë në diskutim vendimin e Parlamentit, aq më pak Meta. Do ta votojmë sërish në Kuvend, pa asnjë ndryshim”, u shpreh Rama para mediave. Presidenti Meta ktheu javën e kaluar Kodin Zgjedhor, për ti dhënë një mundësi parlamentit për të reflektuar, ndërsa në qendrimin e tij kishte një arsyetim prej 80 faqesh, hartuar nga ekspertët ligjor të presidencës.

Sipas Presidentit Ilir Meta, me Kodin e ri zgjedhor vendi po shkon drejt zgjedhjeve ku rregullat e konkurrimit favorizojnë partinë e tij në pushtet. Në arysetimet e tij, Presidentit Meta thotë se: “Ndryshimet e njëanshme në Kodin Zgjedhor të datës 5 tetor 2020, cenojnë parimin e procesit të rregullt ligjor, si dhe të drejtën për të zgjedhur e për t`u zgjedhur, e mbi të gjitha parimin e barazisë së votës”

Teksa rendit arsyet, kreu i Shtetit, Ilir Meta thotë se everia përmes dhunës dhe shpërdorimit të procesit ligjbërës kerkon të manipulojë zgjedhjet. Dëshiron të manipulojë zgjedhjet e 25 prillit 2021 në favor të Partisë Socialiste, përmes ligjit, duke shfrytëzuar aktualisht edhe pozitën e Kryeministrit si kryesues i OSBE-së; Dëshiron të minimizojë fuqinë e shndërrimit të votës së qytetarëve opozitarë në mandate parlamentare;

Dëshiron të krijojë avantazhe për partinë e tij në procesin zgjedhor të 25 prillit 2021; Dëshiron të ulë besimin e publikut në tërësi dhe votuesve tek ky proces zgjedhor, në mënyrë që të shmangë sa më shumë pjesëmarrjen në proces të votuesve opozitarë me qeverinë;

Rrezikon që ta mbajë Shqipërinë jashtë Bashkimit Europian, duke shmangur çdo mundësi llogaridhënie dhe duke e ri-etiketuar vendin, si një shtet që nuk mund të realizojë edhe sot pas 30-vjetësh pluralizëm politik, zgjedhje të lira e të ndershme. Kthimi në Kuvend vjen pak më shume se dy javë nga miratimi në Kuvend, pa konsensusin e opozitës jashtë parlamentare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME