Categories Lajme

Rama përgjysmon rrogat e deputetëve dhe ministrave, por jo të presidentit: E falenderoj Metën

Kryeministri Rama në daljen e tij live nga kryeministria tha se deri në fund të kësaj lufte me koronavirusin, pagat e deputetëve dhe ministrave do të përgjysmohen.

Rama shtoi se diçka e tillë nuk do të ndodhë me pagën e presidentin, duke e falënderuar atë për ndihmën që po jep në këtë kohë.

Rama: Nëse lufta do të zgjasë dhe do na duhet të kalojmë në planin B, sepse të parët ata me halle nuk do t’i lëmë vetëm, ndërsa të dytët nuk duhet të ankohen, por duhet të bëjmë luftën e tyre si gjithë të tjerët. Unë doja që qysh në planin A të heqim të gjithë nga vetja, duke filluar qysh nga biznesi i madh, apo ata që kanë një pagë të lartë në sektorin publik, por më bindën se ky do të perceptohej si një mesazh i gabuar dhe të hynte nga ato gojët pa perimetër të ekraneve televizive, nga ku do të dilte se shteti nuk ka para për të paguar paga dhe pensioni, prandaj hëpërhë nuk do të prekim asnjë pagë përveç atyre të deputetëve dhe ministrave,  që do të marrin vetëm gjysmën e rrogës deri në mbarim të luftës. Ndërsa presidentit nuk do ia përgjysmojmë, dhe haka e do që ta falënderoj publikisht sepse qysh kur kemi hyrë në këtë luftë po ndihmon si mundet dhe sa mundet. 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME