Lajme

Rama përkujton Bajo Topullin

Kryeministri Edi Rama ka përkujtuar sot Bajo Topullin, veprimtar i çështjes kombëtare, arsimtar në periudhën e fundme të Perandorisë Osmane dhe më tej kryetar i bashkisë  Gjirokastër pas pavarësisë së shtetit shqiptar. Në rubrikën e tij në Facebook, “Homazh”, kryeministri Rama sjell vargjet e patriotit shqiptar nga Reka, Josif Bagerit.

“Quhet Bajo ky zotnia Topulli (Fehmi Bajrami), Profesor asht efendia,
Trim i flaktë si Luani ». Bajo Topulli që si sot e plot 90 vjet më parë u nda nga jeta, ishte mu si në vargjet e patriotit shqiptar nga Reka, Josif Bagerit, sojli si pak të tjerë, filiz i një rrënje të sertësh po të drejtësh me nam. As një shekull nuk na ndan nga vdekja e tij e megjithatë, kur i afrohesh personazhit të tij ai është kaq i jashtëzakonshëm, sa ngjan sikur ka ekzistuar vetëm në imagjinatën e ndonjë shkrimtari lavdithurrës”, – shprehet Rama.

Kryeministri tregon se “Bajua i 14 brezave të Topullarëve, fisi i të cilëve, siç vetë ai shkruan, « zë larg shumë », ishte një lloj sojliu romantik me mendjen të mprehur, po aq sa tehun e kamës që mbante në brez në mes të komitëve. Ke ç’të mësosh edhe sot nga parimi i tij i «formës pesëçe »”.

“Kur u bë shpirti udhëheqës i Komitetit të Manastirit, diku nga 1906, kërkoi që secili anëtar, të mos ishte « këpucëgrisur », që do të thoshte sipas tij spiun dhe të mos shitej për «5 grosh», që do të thoshte sipas fjalorit të kohës sonë, i korruptuar. E kush spiun dhe i korruptuar nuk ishte, duhet të sillte me vete pesë persona pa këto dy njolla të zeza, për të formuar një grup në rrjetin e një anëtarësie të disiplinuar dhe të përgjegjshme. Jemi mësuar me emrin e Bajo Topullit si vëllai i Çerçizit, e në njëfarë mënyre duke u mjaftuar me aq, i kemi hyrë në hak diturisë sonë mbi njerëzit e rrallë që kanë lënë gjurmë në këtë vend”, – tha Rama.

Por, shtoi Rama,  Bajua ishte shumë më tepër se sa vëllai i duhur në një luftë për kauzën e duhur. “Në këtë ditë përkujtimi për të, uroj të gjeni kohë e t’i afroheni personazhit të tij shumë mbresëlënës”, – shprehet Rama

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: