Lajme

Rama: Po bëjmë realitet rrugët e premtuara

Kreu i qeverisë Edi Rama pa nga afër punimet për rrugën e Lumit të Vlorës. Rama tha se rrugët e reja po krijojnë një pellg të ri për turizmin, ndërsa theksoi se do të bëhet e mundur që të gjitha zonat turistike të jugut do jenë brenda një oferte të vetme.

“Këto dy rrugë të premtuara edhe nga vetë sekretari i parë i kohës së larg qoftit, po krijojnë një pellg të ri për turizmin.  Por krijojmë një hapësirë të re dhe një platformë për ekonomikë rurale për agro-turizmin duke bërë të mundur që Gjirokastra, Tepelena, Përmeti, Vlora dhe Saranda të jenë brenda një oferte të vetme.

Me rrugën e re që është në fazën ë procedurës kontraktuale nga Erseka në Përmet dhe Kolonjë-Korçën që përfundon vitin e ardhshëm kemi jugun të lidhur në një kohë të shkurtër dhe gjatë gjithë vitit këtu të ketë jetë, turizëm dhe ekonomi”, deklaroi Rama.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: