fbpx
Lajme

Rama: Po përcaktojmë vendet për ndërtimin e 500 banesave, të financuara nga qeveria turke

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Stambolli se jemi duke përcaktuar vendet për ndërtimin e 500 banesave që do të ndërtohen nga Turqia. Në një prononcim per mediet nga Turqia ku u mbajt konferenca ndërkombëtare e nivelit të lartë për investimet publike e private, Kryeministri Edi Rama deklaroi se “për banesat ka filluar puna, Ministria e Kulturës si koordinatore e planifikimit ka mbledhur edhe ekipin e arkitektëve jemi duke përcaktuar vendet dhe kemi identifikuar si më të përshtatshme për masën e projektit dhe për të ruajtur koherencën e projektit në zonën e Laçit, pastaj edhe mbase një bllok tjetër në varësi të nevojave rrotull apo gjetkë”.

“Takimi me Presidentin Erdogan zgjati 3 orë, folëm për të gjitha aspektet e rindërtimit, ndërkohë që u garantuam që kemi të gjitha çadrat e dimrit të nevojshme, kanë filluar të instalohen por të tjera nisen sot, kemi faktikisht ka qenë takim pune sepse gjatë gjithë kohës gjërat thuheshin dhe pastaj bëheshin telefonatat”-, theksoi Rama. Kreu i qeverisë u shpreh se “kemi identifikuar disa prej vendeve që do të ushtrojmë një trysni pozitive të veçantë. Presidenti Erdogan ka komunikuar vetë me telefon me disa prej liderëve të rajonit të vendeve myslimane, gjithçka duket se po shkon në drejtimin e duhur dhe do vazhdojmë sepse siç e tha edhe vetë Presidenti kur flasim për mjaltin nuk ta ëmbëlson gojën, se po nuk e preke me buzë nuk ke bërë asgjë”.

I pyetur se Presidenti Erdogan e ka bërë të qartë që një ditë pas tërmetit se Turqia do të ndërtojë 500 banesa, krahas kësaj dhe çadrave a mendohet ndonjë ndihmë tjetër, Kryeministri tha se “ndihma ka qenë e gjithanshme ne flasim për çadra , por kanë dhjetëra e dhjetëra njerëz për ekipet e shpëtimit , janë dhjetëra e dhjetëra inixhinierë aktualisht që flasim sot në Shqipëri, pa folur për ndihmat e tjera materiale, ushqime e veshje. Me Presidentin Erdogan kemi folur edhe për disa nxitje të natyrës strategjike për disa investime që do të shoqërojnë procesin e rindërtimit si investime private, por këto janë gjëra që janë në diskutim e sipër”.

Ndërsa pyetjes nëse ka marrë një ftesë nga Franca për të organizuar një samit për të ndihmuar Shqipërinë, Rama tha se ” kam folur me presidentin Macron dhe ai ka shprehur gatishmërinë për ta mikpritur, por kjo është një çështje që do të zgjidhet mes tyre, sepse edhe Gjermania ka shprehur interes, Bashkimi Europian, vetë Komisioni do ta koordinojë këtë proces”.

“E rëndësishme është të kemi të gjitha shtetet në tavolinë, ndërkohë ne po punojmë shumë intensivisht me ekspertët e huaj për të përgatitur raportin e post katastrofës në mënyrë që të kemi shifra konkrete që të jene pastaj në tryezën e vendimmarrjes”,- tha Rama./k.s/j.p/

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button