Kryeministri Edi Rama shkoi në Vlorë, pasi në Tiranë prej 15 ditësh studentët nuk pranojnë të dialogojnë. Rama po diskuton me studentët në Vlorë në Universitetin “Ismail Qemali”.
Por, ardhja e tij u prit me thirrje “Turp, turp” nga studentët e Vlorës, të cilët kanë qenë që prej fillimit pjesë e protestës së nisur 15 ditë më parë në Tiranë.
Prej dy ditësh kreu i qeverisë ka nisur atë që ai e quan dialog me studentët, ndërkohë që shumica prej tyre nuk pranojnë diskutim me kryeministrin por kërkojnë vetëm plotësimin e 8 pikave.
Ditën e djeshme, Rama zhvilloi një bashkëbisedim me studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës, ku këta të fundit ia thanë në sy shqetësimet kryeministrit. Po dje, Rama njoftoi se duke filluar nga janari studentët e ciklit Bachelor do të paguajnë 50 % më pak tarifë studimi.