Categories Lajme

Rama: Pse e lashë Taulant Ballën jashtë qeverisë dhe riktheva Damian Gjiknurin

Kryeministri Edi Rama ka dhënë versionin e tij për zhveshjen nga funksionet të Taulant Ballës dhe rikthimin si “numri 2” i PS-së i Damian Gjiknurit i përfolur në përgjimet e dosjes së Dibrës. Rama e la Ballën pa post ministror edhe në kabinetin e tretë dhe e uli në detyrë. Kryeministri deklaroi se kjo vjen si pasojë e “rritjes së volumit të punës”, që Balla tani do ta ndajë me Gjiknurin.

“Taulanti është kryetar i grupit parlamentar të PS. Është një detyrë që ka përgjegjësi të madhe dhe gjatë këtij mandati do të ketë një përgjegjësi edhe më të madhe.

Ndarja e detyrave ka të bëjë me ndryshimin themelor që po i bëhet PS-së. Edhe pse PS është ku e ku me disa parti në disa aspekte prapë është njëlloj si të tjerat për disa aspekte. Na duhet një sekretar i përgjithshëm që të jetë non stop i angazhuar. Është rritur shumë volumi i punës. Njëri bën një punë njëri një tjetër. Nuk ka senatorë dhe kategori të tjera në PS. Këto janë terma gazetareske. Kjo është një skuadër që secili bën punën e tyre.

Gjiknuri? Kemi humbur shumë kohë me këto biseda dhe unë nuk humb kohë me këto biseda. Janë njerëz që përtej përfoljeve dhe stërfoljeve. Ata kanë bërë punë” – tha Rama në Opinion.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ra në kontakt me korentin ndërsa ecte, ky është 43-vjeçari që humbi jetën në Lezhë

Një 43-vjeçar humbi jetën, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike pranë një biznesi në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në SHBA/ Ish-oficeri vret ish-gruan dhe të dashurën, tenton të arratiset me foshnjën e tij

Një ish-oficer në Uashington, i quajtur Elias Huizar i akuzuar për vrasjen e ish-gruas dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi i datës 24 prill 2024 nga Christine Haas

Dashi Kjo do jetë ditë kryesisht e favorshme. Nëse jeni në një lidhje do flisni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen me thikë babë e bir, arrestohet autori i dyshuar

Një konflikt mes tre personave ka përfunduar me dy të plagosur në lagjen “Mark Lula”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Françeska rrëfeu luftën me buliminë, ja mesazhi i fortë që i dha nëna e saj në BBVIP!

Miss Londra, Françeska Murati gjatë rrugëtimit të saj në Big Brother VIP 3 ka ndarë…

LEXO ME SHUME