Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm në Facebook me një video nga Kopshti Zoologjik. Kreu i qeverisë ka treguar pamje nga punimet, ndërsa bën me dije se ky vend pritet të hapet në dhjetor të këtij viti, për Krishtlindje.
“MIRËMËNGJES dhe me kantierin e Kopshtit të ri Zoologjik që këto Krishtlindje do të hapë portat për të pritur fëmijët, me kushte e atraksione krejt të reja, ju uroj një javë të mbarë ”, shkruan Rama. Ndërkohë, kujtojmë se kjo është një rutinë e kryeministrit Edi Rama. Çdo ditë ai publikon pamje nga punimet e qeverisë së tij.