Categories Lajme

Rama publikon pamje nga marrja e tamponit në banesë, mjekët: Covid është sfida jonë

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të mërkure e ka nisur me një video ku pasqyrohet momenti kur qytetarëve u merret tamponi nga autoritetet shëndetësore. Shefi i qeverisë përmes këtij postimi falenderon mjekët dhe të gjithë bluzat e bardha për punën e tyre të bërë në këtë betejë me Covid. “Një falenderim të madh për sakrificën, përkushtimin, durimin e bluzave të bardha që kryejnë testimet e qytetarëve në nevojë në banesat e tyre, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Një nga mjekët thekson se kohët e fundit duket se ka një ndërgjegjësim ë të madh nga ana e qytetarëve të cilët kërkojnë që të bëjnë testin Covid. “Lidhur me situatën e Covid ne që merremi me punën në terren kemi një rritje të kërkesës së qytetarëve për testime. Ne jemi munduar që të shtojmë kapacitetet e punës sonë për të rritur sa më shumë punën dhe kontaktet në mënyrë që ta vëmë sa më shumë situatën nën kontroll”, ka thënë një mjek.

Ndërkohë mjekët bëjnë apel qytetarëve që të mos ndërhyjnë në punë  e tyre dhe të mos dëgjojnë akuzat politike pasi misioni i vetëm i tyre është sfida me koronavirusin. “Nuk dua që të politizohet puna jonë, kjo është puna, sfida dhe lufta jonë do e përballojmë me të gjithë mundësitë që kemi. Nuk dua që njerëzit të merren me numërimin e tamponëve i ftoj të gjithë personat që të më ndjekin mua nga ora 7 e mëngjesit dhe deri në 2 e 30 të natës për ta parë nga afër punën time”, ka thënë një mjeke që punon për marrjen e tamponit të qytetarëve në terren.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME