fbpx
Lajme

Rama publikon videon nga shkolla në Shijak: Doli jashtë funksionit pas tërmetit

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të premteje e ka nisur me pamje nga ndërtimi i shkollës “Kajo Karafili” në Shijak, e cila u shkatërrua nga tërmeti i 26 nëntorit.

Shefi i qeverisë ka postuar një video në profilin e tij në Facebook, momente nga punimet e shkollës dhe ka bërë një përshëndetje të veçantë për nxënësit dhe mësuesit e kësaj shkolle, teksa i premton një godinë më dinjitoze.

Mirëmëngjes dhe me një përshëndetje të veçantë për fëmijët, prindërit, mësuesit dhe ekipin drejtues të shkollës “Kajo Karafili”, që pasi doli jashtë funksionit nga tërmeti i 26 nëntorit, po rilind, më e fortë, më e bukur, më e madhe e me plot gjëra të reja, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button