Categories Lajme

Rama: Punimet në aeroportin e Vlorës kanë ecur shumë mirë, fluturimi i parë gati në fund të vitit 2024

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim në Vlorë me operatorët turistikë dhe banorët e zonës. Rama tha se Vlora me projektet e reja që po ndërtohen në Vlorë do të rritet kërkesa turistike për Vlorën.

Rama u ndal edhe në Aeroportin e Vlorës, ku tha se punimet po shkojnë shumë mirë dhe nëse nuk ndodh asgjë e paparashikuar, fluturimi i parë do të bëhet në fund të vitit 2024.

“Vlora sot është një pasqyrë e një transformimi që ka filluar të prodhojë ekonomi dhe të rrisë kërkesën turistike për Vlorën. Por kjo është edhe një sfidë për të pasur më shumë kapacitete dhe për të pasur edhe shërbim më të mirë.

E kemi nisur me dy kantierë që do i japin një shtysë turizmit, portin e ri turistik të Vlorës që do sjellë një tjetër kategori turistësh dhe patjetër që do stimulojë edhe një pjesë tjetër të zinxhiriot ekonomike dhe portit të ri tregtar që do lehtësojë shumë industrinë e peshkimit.

Kantieret e reja që janë hapur dhe që do hapen besoj që do i japin impuls të rëndësishëm Vlorës, rruga e re Orikum Dukat, lidhja e saj me tunelin dhe kalimi në anën tjetër të Llogarasë dhe Bypass=i që është funksional janë pjesë të një infrastrukture për dekada që do rrisë kapacitetin e qarkullueshmërisë. Jemi shumë optimistë që do kemi fluturim e parë në fund të vitit 2024, shpresojmë që mos të kemi surpriza sepse jemi mësuar që jo gjithçka varet nga plani dhe vullneti”, tha Rama

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME