
Studentët kanë bllokuar disa prej rrugëve më kryesore në Tiranë, duke shtuar kështu trafikun në kryeqytet. Kështu kanë vendosur ata të përshkallëzojnë protestën teksa nuk kanë marrë ende një përgjigje për kërkesat e tyre.
Menjëherë ka reaguar kryeministri Edi Rama, i cili e konsideron të padrejtë për qytetarët e tjerë bllokimin e rrugës.
“A mund t’ju pyes juve që ju mësojnë Doktorresha dhe Artisti të bllokoni rrugët e qytetit e dyert e fakulteteve, ndërkohë që mbani bllokuar rrugën e Dialogut, duke iu hedhur në fyt me sharje e akuza atyre që duan Dialog: Po çfarë borxhi ju kanë juve qytetarët e studentët e tjerë”, shkruan Rama në Twitter.