Categories Lajme

Rama shpërt.hen ndaj ambasadorëve: Ç’punë ka ambasadori britanik me zgjedhjet?

Edi Rama është shfaqur paraditen e sotme,  në një konferencën për shtyp nga Kryeministria. Tensioni i kryeministrit ishte i dukshëm, kur u pyet lidhur me listat zgjedhore dhe përfshirjen e elementëve kriminalë në zgjedhje, një fakt që ka ndodhur në të shkuarën me kandidatë të Partisë Socialiste, që kanë rezultuar të dënuar për vepra penale. Duke u përgjigjur lidhur me qëndrimet e ambasadorëve, që kanë kërkuar që në lista të mos ketë kriminelë, pasi krerët e partive do të mbajnë përgjegjësi personale, Rama shpërtheu në mënyrë të pashpjegueshme ndaj tyre. Fillimisht ai ngriti pyetjen se ç’punë ka ambasadori Britanik, Duncan Norman,  me zgjedhjet shqiptare, duke i konsideruar komentet e tij, një përfshirje në “bisedat e brendshme të Shqipërisë”.

Këtë ambasadorin e Britanisë nuk kuptoj fare, përse është kaq i përfshirë në çështjen e zgjedhjeve në Shqipëri? Kam respekt për të dhe realisht është person që meriton respekt, por nuk e kuptoj përse është kaq i përfshirë në bisedat e brendshme të Shqipërisë kur vjen puna tek zgjedhjet? Po e them edhe publikisht këtë sepse i’a kam thënë edhe privatisht!”, deklaroi Rama. Më pas, sërish i nervozuar, Rama deklaroi se ambasadorja amerikane, Yuri Kim,  nuk ka nevojë t’i tregojë atij detyrën që ka, duke marrë çuditërisht një pozicion super sovranist, kur në fakt ai për çdo ngjarje sado minimale, i ka përdorur deklaratat e ambasadorëtve për të sulmuar opozitën ose për t’u vetë-lavdëruar.

Nuk ka nevojë të ma tregojë ambasadorja amerikane detyrën time. Mos ma nxirrni përpara ambasadoren amerikane, nuk kam nevojë të ma kujtojë detyrën time asnjë ambasador në Shqipëri dhe asnjë koordinator i BE-së. E di detyrën time karshi ligjit dhe karshi popullit shqiptar. Ligji është fare i qartë, kush ka bërë në të shkuarën vepra penale, për të cilat është dënuar, duhet të mos kandidojë për një funksion publik. Madje e kam nxitur të shtohet edhe në administratën publike. Ligji bazohet mbi vetëdeklarimin dhe kontrollin e vërtetësisë,”tha ndër të tjera Rama.

Sa herë afrohen zgjedhjet parlamentare, apo edhe ato lokale, një nga shqetësimet kryesore të shqiptarëve dhe të ndërkombëtarëve, është përfshirja e mundshme në lista zgjedhore të elementëve të krimit të organizuar. Ndryshe nga Edi Rama, krerët e partive të tjera, nuk kanë shfaqur ndonjë nervozizëm nga deklaratat e ambasadorëve dhe e kanë pranuar në heshtje faktin se mbajnë përgjegjësi të drejtëpërdrejt për personat që kandidojnë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME