Categories Lajme

Rama “shuplakë” kryebashkiakëve: U zgjodhën pa garë, disa rrinë aty për inerci

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar një pjesë të kryetarëve të bashkive, të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit. Në Asamblenë e PS, Rama tha se ata u zgjodhën pa garë dhe një pjesë janë aty vetëm për inerci.

Duke mos dhënë emra konkretë, kreu i qeverisë vuri theksin te dy probleme më të mëdha siç është papastërtia dhe mosdhënia e shërbimit për qytetarët.

“Disa kryetarë bashkisë që hynë në një palë zgjedhje pa garë dhe u zgjodhën kryetarë në një ndeshje pa kundërshtarë kanë vazhduar për inerci të qëndrojnë në krye të bashkive a thua se kundërshtarët e komunitetit nuk ekzistojnë.

Po marr papastërinë që është a-ja dhe që është një sfidë e madhe e këtij mandati. Sfidë që po luftojmë përditë. Një pjesë janë krah për krah me ne, me ministren  e mjedisit. Një pjesë nuk janë fare të angazhuar në këtë proces dhe kjo është fatkeqësi. Siç është fatkeqësi të shohësh se kërkesës ligjore për të ngritir këshillat rinorë vendorë deri tani janë përgjigjur vetëm 44 bashki. Afati ka kaluar dhe ka stërkaluar. Nuk dua t’i marr me emër, por e dinë. Me çfarë merreni? Po si ka mundësi që nuk ju interson. Çfarë do tu thoni të rinjve? Si do tu dilni përpara?”, tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME