Lajme

Rama sportiv krah Lindës për mbrëmjen Gala në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit

Në mbrëmjen Gala të mbajtur këtë mbrëmje në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, kryeministri Edi Rama nuk ka nguruar t’i qëndroi “besnik” stilit, duke veshur një kostum sportiv krejt të veçantë. Kurse Linda Rama është shfaqur e veshur me të zeza, mjaft elegante.

Në mbrëmjen Gala, të mbajtur në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, politika sic e ka zakon shpesh në evenimente të tilla është përpjekur edhe këtë herë të ‘vjedhë’ vëmendje. Të shumtë kanë qenë politikanët e pranishëm në Teatër të cilët ‘u kanë marrë skenën’ artistëve.

Kryeministri Edi Rama nuk ka nguruar t’i qëndroi “besnik” stilit të tij, duke veshur një kostum spotiv.  Pranë tij, dorë për dore, Linda Rama e veshur me të zeza, ka kombinuar një xhaketë fine dhe një fund të gjatë me tyl.

Me të zeza ka zgjedhur të shfaqet edhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila ka veshur një kostum të zi. Ish-Zvëndësministrja e Brendshme, Rovena Kuko, në këtë mbrëmje Gala, veshi një fustan të bardhë dhe krijoi një kontrast mjaft interesant duke lyer buzët e kuqe. Në look-un e saj një element i cili ra në sy ishte kordelja që kishte vendosur ajo në flokët e saj.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: