Categories Lajme

Rama sulmon Metën: Është kthyer në lolo, vënë Lulin para si të bukur

Nga Kukësi, kryeministri Edi Rama kërkoi edhe njëherë mandatin e tretë, ndërsa pranoi se kanë bërë edhe gabime. Por sipas kryeministrit ata kanë punuar në këto vite më shumë se çdo qeveri tjetër.

“Kemi bërë ne patjetër gabime. Kemi të meta, dimë të kërkojmë edhe ndjesë. U kam kërkuar ndjesë kuksianëve për atë që ndodhi, pa qëllim të ke, lidhur me pagesën. Ne jemi të përsosur, por dëme njerëzve, dëme vendit siç i kanë bërë ata, nuk i kemi bërë kurrë. Nuk e kam këtu vetëm për të vrarë. Sot fëmijët tanë kanë tre tekste, jo 45 alternative të shkruara nga këshilltarët e Saliut. Ashtu sikundër i kanë librat falas. Te këta që duan të vijë prap ka edhe një pjesë që nuk janë ata, por që janë ata që shfaqen njëri mbi tjetri”, tha Rama.

Më tej, kreu i qeverisë sulmoi sërish ashpër presidentin Ilir Meta, duke iu përgjigjur indirekt deklaratave të mbrëmshme të kreut të shtetit. Sipas tij presidenti është kthyer në lolo.

Kryeministri nuk u kursye edhe me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhin dhe ish-kryeministrin Sali Berisha. Ndërsa edhe këtë herë u mundua ta trajtojë ndryshe kreun e opozitës Lulzim Bashën.

“llir Meta çfarë kërkon akoma nga Shqipëria, që nuk rri dot një ditë rehat? Nuk rr dot pa nxitur sherr. Kur zihen dy vetë fiton një i tretë. Dhe kjo është deviza e Ilir Metës. Fut në sherr dy që ti të dalësh i treti të bësh paq. E bënë kryeministër, kryeparlament dhe president 50 vjec. Natyrisht edhe unë edhe ne kemi dhënë votën. Por ishte me votat e tij në parlament Ilir Meta dhe ne nuk mund ta linim vendin pa president. Unë isha shumë i qartë se kush ishte roli i Ilir Metës edhe tek çadra. Hidh gurin dhe fshih dorën. Isha i qartë se Ilir Meta ishte vendosur për në anën tjetër. E i dhamë një president opozitës, por jo lolo. Fakti që u kthye në lolo nuk do të thitë se ka qenë lolo edhe në të shkuarën. Njerëzit edhe lajthisin. Por çfarë do Ilir Meta. Për cilën arsye duhet votuar më për partinë e Ilir Metës? Ta përfytyrojnë demokratët e Kukësit, janë ata që përqeshin aeroportit. Për zgjedhje kam për ti sjellë, do ju them se me PD nuk ju ndan as veja, këtë herë voton Luli, por s’merr Lulin, merr Monikën bashkë me Ilirin. Se këta demokratët ato kokrrat e partisë së tyre i hanë pa përtypur fare. Këtu është jepi votë dhe merr dy bela. Prandaj është koha që të gjithë ta mbledhin mendjen që mandati i tretë i yni i vë vulën një transformimi të pakthyeshëm. Të vijë Monika, ilir dhe Saliu? Luli është ndryshe nga këta, por se ndaj dot se këta e tërheqin dhe e vënë para edhe si djalë të bukur. Të vinë bashkë e kuptoni çfarë ndodh me drejtësinë’”tha Rama. g.v/abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME