Categories Lajme

Rama takim me pedagogë dhe studentë të “Ismail Qemalit” në Vlorë: Të ofrohen programe me standardet e vendeve të BE

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në universitetin e Vlorës, “Ismail Qemali”, ku të pranishëm ishin staf akademik, studentë shqiptarë dhe të huaj.

Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se sjellja e dijes së universiteteve të huaja është domosdoshmëri.

Mes të tjerash ai shtoi se synimi është që në universitetet shqiptare të ofrohen programe me standardet e vendeve të BE.

“Besoj se me reformën e arsimit të lartë, me hapat që po hidhen jo pa vështirësi, por në mënyrë sistematike, po krijohen hapësira për ta parë veten universiteti si pjesë e një rrugë ku nuk pritet gjithçka nga qeveria, por nga ndërveprimi dhe me universitetet e tjera. Universitet duhet t’i shfrytëzojë mundësitë.

Sa i përket nevojave dhe kërkesave tuaja, ne kemi qenë dhe do të jemi të gatshëm që të mbështesim universitetin me të gjitha mundësitë që kemi.

Një pjesë e këtyre gjërave do të zgjidhen hap pas hapi për infrastrukturë dhe laboratorë. Bashkia s’ka lidhje të drejtpërdrejtë me universitetit, por është drerë e hapur për ju.”, tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kërkoi lejen për betimin si kryetar i Himarës, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Fredi Belerit

U mbajt sot në Gjykatën e Lartë seanca për rekursin e Fredi Belerit, kryetari i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes

Gjuha angleze sikurse edhe ajo shqipe po fitojnë terren të ndjeshëm në Zvicër. Këtë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjekët pro dhe kundër projektligjit të ri për nënat surrogato, ja çfarë propozojnë

Projektligji i ri mbi shëndetin riprodhues, i cili ligjëron nënat surrogate në Shqipëri, po kundërshtohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri, vijon kontrolli i zonës për kapjen e 35 vjeçarit

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim…

LEXO ME SHUME