Lajme

Rama takon biznesmenin në Berat: Është nga ata demokratët që punojnë nuk flenë gjumë

Kreu i qeverisë Edi Rama ishte në Peshtan të Beratit, ku u takua me një investitor vendas. Rama nuk i kurseu batutat duke ironizuar Partinë Demokratike. Rama tha se ai është një demokrat që punon por nuk fle gjumë. Ai shtoi se suksesi i ka ardhur pasi edhe pse është demokrat, ka besuar tek shija e tij.

“Ky është demokrat, Nurellari i famshëm. por është nga ata demokratët që punojnë nuk flenë gjumë. Pamë mrekulli që ka bërë por për të hyrë atje duhet të futeshe në tmerr.

Me magazina të vjetra. I thashë hajde bëjmë një projekt të përbashkët. U fut FSHZH. Është edhe te 100 fshatrat. Tashmë është bërë një pol që duhet zgjeruar. Kjo është bërë qendër turistike. E di pse ke sukses ti, se je demokrat por beson tek shija ime”, shkruan Rama.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close