Lajme

Rama të hënën në Bruksel për negociatat

Kryeministri i shoqëruar nga Xhaçka, takim me presidenten e KE Kryeministri Edi Rama të hënën do të zhvillojë disa takime në Bruksel. Klan News mëson se kreu i qeverisë do të shoqërohet nga ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhacka, ndërsa arsyeja e vizitës lidhet me procesin e negociatave për anëtarësimin në BE si dhe fondet e rindërtimit, një pjesë e mirë ende të pavendosura në dispozicion për vendin tonë.

Në axhendë parashikohen takime me Josep Borrel, ministër i punëve të Jashtme si dhe presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen.

Ndër të tjera, kreu i qeverisë ka paralajmëruar dhe vizita në vende të tjera mike të cilat i kanë premtuar Shqipërisë vaksina anti-covid.  Takimet e kryeministrit Rama në Bruksel vijnë pas disa qëndrimeve kritike të adresuara ndaj BE, që sipas qeverisë shqiptare ka lënë pas dore Ballkanin Perëndimor në procesin e vaksinimit. Klan News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: