Categories Lajme

Rama telefonon në emisionin televiziv turk: Dhurojmë 1 milion euro për tërmetin

Shqipëria dhuron 1 milion Euro si mbështetje financiare për rindërtimin në Turqi pas tërmeteve shkatërruese të 6 Shkurtit që shkaktuan më shumë se 35 mijë viktima. Kryeministri Edi Rama u bë pjesë e fushatës sensibilizuese televizive “Turqia, një zemër”, që u transmetua njëherësh në 13 kanale televizive në mbarë Turqinë.

Në një lidhje telefonike drejtpërdrejtë, Rama shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave dhe njëherësh deklaroi mbështetjen për popullin turk.

“Jam shumë i nderuar të jem pjesë e këtij programi sensibilizues, si përfaqësues i Shqipërisë. Vendi ynë mbajti të hënën një ditë zie kombëtare, për të shprehur solidaritetin dhe nderuar viktimat e tragjedisë. Ne nuk do ta harrojmë çfarë bëri Presidenti Erdogan pas tërmetit të vitit 2019. Ne jemi me popullin turk. Në emër të popullit shqiptar ne duam të dhurojmë 1 milionë euro. E di që kjo nuk është asgjë, pasi nevojat janë shumë-shumë më të mëdha.”

Gjatë fushatës “Turqia një zemër”, vetëm brenda 2 orë e gjysmë u grumbulluan të paktën 5 miliardë euro.

Nga dy tërmetet e 6 shkurtit me magnitudë 7.8 dhe 7.6 me epiqendër në Kahramanmaraş, u prekën mbi 13 milionë njerëz në 10 provinca turke.

Tërmeti shkaktoi më shumë se 5800 viktima në Sirinë fqinje, duke shkaktuar një katastrofë humanitare me të paktën 5.3 milionë të pastrehë dhe rrezikun e shpërthimit të sëmundjeve infektive.

Rama telefonon në emisionin televiziv turk: Dhurojmë 1 milion euro për tërmetin

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME