Lajme

Rama tërheq me forcë Haradinaj, momenti i sikletshëm në emër të show-t

Takimi i dy qeverive ditën e sotme në Pejë ka prodhuar jo pak ngjarje e ka firmosur 9 vendime që pritet të hyjnë së shpejti në fuqi mes dy vendeve, së paku në letër kështu shkruhet.

E duke qenë se festat e Nëntorit janë afër, në përfundim të takimit dy kryeministrat, respektivisht Haradinaj dhe Rama, kanë hedhur firmën mbi flamurin kuq e zi.

Nuk mund ta themi me siguri kuptimin e kësaj simbolike, por e qartë është që politika di më së miri ta përdorë simbolin kombëtar sipas interesit të saj.

Por, gjatë nënshkrimit është shënuar edhe një incident disi komik e i sikletshëm. Në një moment Edi Rama ia tërheq me forcë dorën Ramush Haradinjt dhe ia vë sipër të vetes.

Si i zënë ngushtë Haradinaj nuk di si të reagojë dhe bën atë ç’ka i thotë Rama, më saktë ç’ka e detyron.

Nëse kryeministri Rama mendon që dashuria për atdheun tregohet me akte të tilla simbolike e ka shumë gabim. Simbolikën, siç thotë një fjalë e popullit, nuk e hanë as qentë!

Dashuria për atdheun do fakte dhe vetëm fakte që dëshmojnë se vendi po përparon, mirëqenia është në rritje, krimi, korrupsioni, varfëria, injoranca dhe emigrimi në ulje./JOQ Albania

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close